-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Si t’i transferoni mesazhet nga WhatsApp në Android në iPhone?

Më të lexuarat

Kalimi i mesazheve nga një pajisje që përdor OS të Google në atë që përdor Apple nuk është shumë elegante, megjithatw, funksionon dhe është shumë e lehtë për tu kryer.

Sipas XDA-Developers, nëse keni përdorur sistemin Android deri më tani dhe keni vendosur të kaloni në iPhone, dhe keni një mori mesazhesh WhatsApp në pajisjen tuaj të vjetër, mos u shqetësoni – mund t’i transferoni të gjitha bisedat pa shkarkuar ndonjë softuer shtesë. E tëra çfarë ju nevojitet është një e -mail adresë.

Për të filluar, hapni WhatsApp në Android, shkoni te cilësimet dhe kërkoni opsionin Chat. Në të, zgjidhni Chat History dhe më pas Eksportoni bisedën. Pas përzgjedhjes, do të merrni një opsion – nëse doni të shkarkoni biseda me kontaktin e zgjedhur ose të gjitha bisedat brenda WhatsApp në pajisje.

Zgjidhni se doni të merrni bisedat me email dhe më pas shkruani adresën tuaj. Në iPhone, pastaj hapeni atë postë dhe shkarkoni historinë e bisedave që do të importoni në WhatsApp përmes menysë së saj, përfundon XDA-Developers.  /kallxo/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit