3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si t”i shmangim problemet me vena

Më të lexuarat

Shkaku i venave të dobëta dhe qarkullimit të dobët të gjakut nga poshtë e deri tek zemra, lëngjet mbesin në inde dhe vjen deri tek ënjtja e këmbëve.

Që t’i shmangni këto probleme, duhet të keni kujdes për peshën trupore, ngase ajo paraqet dëmtim në qarkullim dhe pengon rrjedhjen e gjakut nëpër vena.

Ulja e tepërt dhe qëndrimi i tepërt në këmbë përbën rrezik për venat.
Pas një periudhe më të zgjatur të qëndrimit ulur, kohë pas kohe, ngrihuni në këmbë, peshoni në gishtat e këmbëve për disa minuta. Qarkullimin e gjakut e pengojnë edhe rrobat tepër të ngushta.
Shmangni pantallona që shtrëngojnë belin, si dhe çorapët e ngushta.

Masazhoni këmbët me xhel që zbusin simptomat e venave të zgjeruara. Më të mirët janë ato që përbëjnë ekstrakte të gështenjës së egër dhe vajit eterik.
br>Atëherë kur jeni në shtëpi, dy herë brenda ditës (në mëngjes dhe në mbrëmje) në pozitën e shtrirë ngrini këmbët për rreth 15 cm mbi nivelin e zemrës. Pas vetëm disa minutave do të ndjeni se si pesha nga këmbët largohet.

Simptomat e venave të dobësuara
Si pasojë e kthimit të vështirësuar të gjakut të venave nga pjesët e poshtme në drejtim të zemrës shfaqet dobësia e venave.
Pasojat që shfaqen janë dhembjet, ngërçet dhe ndjenja e peshës.

Posa të zgjoheni, nxitni qarkullimin e gjakut me ushtrime dhjetë minutëshe: duke qëndruar në shpinë, duart i veni nën prapanicë, ndërsa me këmbë bëni sikur po vozitni biçikletën.

Çdo ditë ecni së paku gjysmë ore, ngase kjo është mënyra që të aktivizohen enët e vogla në thembra ku grumbullohet gjaku. /zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit