Shumica nesh kanë provuar në mënyra të ndryshme t’i largojnë minjtë nga shtëpitë e tyre, me shumë apo pak sukses. Po ju tregojnë recetën natyrale kundër këtyre dëmtuesve
Të gjithë e pëlqejmë shijen e mentolit derisa e mbajmë në gojë çamçakëzin, mirëpo kështu nuk është rasti edhe me minjtë.
Në të vërtetë minjtë janë alergjikë ndaj mentës. Prandaj menta është mjet natyral, efikas, jotoksik me aromë të këndshme në luftën kundër minjve.
Njëra ndër mënyrat është që të mbillni mentë në saksi dhe t’i shpërndani nëpër shtëpi apo banesë.
Nëse keni pastrues apo spërkatës i cili punon me ndihmën e ujit, në të mund të qitni pika vaji eterik të mentës.
Metoda më e thjeshtë është që në tuferë nga pambuku të qitni pika vaji eterik dhe t’i shpërndani nëpër vendet kritike në banesë.
Kjo mënyrë është efikase edhe kundër buburrecave, merimangave, bumballave dhe insekteve të tjera.
Menta mund të përdoret edhe si mbrojtje natyrale kundër mushkonjave.
Në dy lugë vaji shtoni 3 – 5 pika vaji eterik mente dhe përzieni mirë. Pastaj këtë tretje të vajit qiteni në pjesët e zbuluara të trupit. /tg