2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si t’i gëzohemi “Pavarësisë”?!

Më të lexuarat

A duhet i gjithë populli i Kosovës t’i gëzohet njësoj ngjarjes historike “Shapllejes së Pavarsisë” në këtë 11 vjetor?!
Nuk ka dyshim se gëzimin e lirisë nga robëria, torturat, vrasjet, burgosjet e persekutimet, që i vuajti ky popull nga pushtuesi gjakatar serb me vite të tëra, e ndjejmë të gjithë.
Mirëpo, ky popull i vuajtur për shekuj më radhë, mendoi se pas “Pavarësisë” do të jetoi i lumtur dhe në kushte më të mira jetese, gjë e cila në fakt nuk ndodhi! Sepse këtë lumturi dhe këto privilegje, sot i gëzon vetëm “klasa politike” dhe pjestarët e familjeve të tyre, si në pasuri, punësime, pozita, shëndetësi etj.
E populli i mjerë nuk po arrinë të shijojë këtë lumturi, ngase pjesa më vitale e vendit (rinia), sot gjenden para dyerve të ambasadave, duke shpresuar për një të ardhme më të mirë!
Çka ju ofruam ne këtyre të rinjve, që ata sot mos ta lëshojnë “Kosovën e Pavarur”?!
Cilët janë shkaktarët që sot të rinjtë tonë me fakultete e mastere, bredhin rrugëve duke kërkuar një vend pune vetëm sa për mbijetesë, e që nuk ka të bëjë aspak më profesionin e tyre, si kamarjer apo sigurim?!
Pa dyshim që është pikërisht kjo klasë politike, që ka krijuar këtë gjendje kaosi në vend, ku çdo njëri prej tyre gëzon një autoritet, e që në fakt nuk duhej t’i takonte.

Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës duhet ta gëzojë çdo qytetar i vendit, ngase për këtë ditë u derdhë shumë gjakë, mund dhe sakrificë, e jo vetëm një grup i caktuar i qytetarëve, të cilët ndoshta më së paku kontribuan për këtë ditë.

Kosova vendi im i dashur!🤔
Hoxhë: Bashkim Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit