-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si ti ftojmë fëmijët tanë në Islam?

Më të lexuarat

Si ti ftojmë fëmijët tanë në Islam?

Thirrja e fëmijëve tanë tek Allahu është prej detyrave më të vështira. Në të njëjtën kohë, mund të jetë dhe një detyrë e lehtë.Vështirësia e kësaj detyre qëndron në seleksionimin e metodave dhe varianteve për arritjen e një resultati pozitiv. Ndërsa lehtësia e saj qëndron në lehtësinë me të cilën fëmijët mund të influencohen pozitivisht.
Ndërkohë fëmijët janë gjithnjë e më tepër nën ndikimin e zhvillimit teknologjik. Ato reagojnë shumë shpejt ndaj filmave dhe figurave. Këto mund të përdoren në mënyrë pozitive varësisht nga mënyra sesi ia prezantojmë ne fëmijëve.
Për të arritur sukses në këtë, ne kemi nevojë për metoda të caktuara për çdo grup të caktuar moshe. Duhet të jemi të aftë të kuptojmë gjërat që ngjallin interes tek fëmijët prej historisë apo fushave të tjera, në mënyrë që të nxisim tek ato pyetje dhe kureshtje dhe kështu të kenë dëshirë të dijnë më shumë.
Jeta e Pejgamberit, alejhis-selam, mund të përdoret si shembull mjaft i mirë për ti ftuar fëmijët në Islam.
Fëmijët kanë nevojë që në fazat fillestare të dijnë atë që është e dobishme për jetën e tyre. Ata kanë nevojë për modele e shembuj të cilët ofrojnë pozitivitet dhe kanë fuqi frymëzuese. Këtë duhet që fëmijët ta kuptojnë gradualisht. Do të ishte gabim të përdoret frika si metodë e edukimit moral. Ne duhet të tregojmë se Islami në të vërtetë është fe e mëshirës, mirësisë dhe paqes.
Gjithashtu duhet ti njohim rrethanat aktuale. Ne jetojmë në një periudhë ku fëmijët ballafaqohen me sulme të ndryshme ndaj Islamit, të cilat hidhen në shoqëri nga mediat.
Në të njëjtën kohë jetomë dhe në epokën e zhvillimit marramendës teknik.
Ne duhet që gjatë edukimit të fëmijëve,të marrim në konsideratë dhe kulturën e shoqërisë në të cilën jetojmë. Duhet që gjërat që fëmijët i shohin në shoqërinë ku jetojnë, ti sqarohen atyre në frymën islame duke i bërë të qartë se cilat janë të pranueshme për moralin e sistemin e jetës islame.
Do të ishte e gabuar të nxisim konfliktin mes mësimeve të Islamit dhe normave shoqërore. Përkundrazi duhen nxitur fëmijët të arrijnë në konkluzione personale duke i ndihmuar ato të kuptojnë çfarë ëshrë e mirë dhe çfarë është e keqe. Në këtë proces nuk duhet ti nënvlerësojmë fëmijët duke menduar se nuk janë të aftë të arrijnë në konkluzion të saktë mendor. Në fakt është krejt e kundërta,aftësia e të menduarit zhvillohet tek fëmijët shumë herët.
Kjo do të thotë se ne nuk duhet ti imponojmë patjetër idetë tona fëmijëve sipas këndvështrimit tonë. Por duhet studiuar me kujdes këndvështrimi i fëmijëve, duhen nxitur që të bëjnë pyetje dhe të kërkojnë përgjigjet.
Mendoj se është shumë pozitive ti mësojmë fëmijëve rreth jetës së shokëve të Pejgamberit, alejhis-selam, dhe mënyrës sesi ata janë sjellur me fëmijët dhe sesi kanë jetuar fëmijët në Islam.
Nëse i prezantojmë diçka fëmijëve, duhet ta bëjmë këtë në mënyrë të besueshme e serioze. Shpeshherë mund të jetë shumë e vështirë të ndryshojmë bindjen që ka krijuar fëmija rreth diçkaje. Fatkeqësisht shumë njerëz mendojnë se fëmijët e ndryshojnë lehtë bindjen e tyre dhe mund të drejtohen pa vështirësi ne drejtimin e dëshiruar. Studimet e bëra në shkollat fillore tregojnë të kundërtën.
Mendoj se për këtë arsye, duhet filluar herët me mësimin e fëmijëve. Megjithatë me keqardhje konstatohet se shumë prindër nuk janë të aftë të merren me fëmijët qoftë edhe në mënyrë të përgjithshme. ?shtë shumë e rëndësishme të mësohet diskutimi i çështjeve islame me fëmijët.
Fëmijët janë të lindur me pastërtinë shpirtërore dhe janë të gatshëm natyrshëm të njohin Allahun Krijuesin dhe njëshmërinë e Tij. Në të vërtetë është ambjenti në të cilin rriten që ka ndikim të madh tek fëmijët dhe luan rol të rëndësishëm në formimin e tyre të mëvonshëm fetar.
Lusim Allahun e Plotfuqishëm të na bekojë me sukses dhe udhëzim në punën tonë edukative. Allahu e bekoftë cdo hap që bëjmë për ti ftuar të tjerët tek rruga e Tij.

Abdul Aziz bin Al Garib
Profesor në Universitetin Islam el-Imam
Marrë nga: islamtoday

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit