1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Si ti bëjmë ballë sprovës së ruajtjes së shikimit?!

Më të lexuarat

Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Bismil-lahi-Rrahmani-Rrahim!

Si ti bëjmë ballë sprovës së ruajtjes së shikimit?!

Duke qenë pjesë e kësaj periudhe bashkëkohore në të cilën janë shtuar në masë të jashtzakonshme sprovat për besimtarët musliman, desha që ti sjell në pah me lejen e Allahut disa informata të dobishme të cilët i ka përmendur dijetari, imami i madh i Islamit, Ibn Kajjim El-Xheuzijje, rreth imoralitetit dhe çështjeve që kanë të bëjnë me të siç është shikimi (ruajtja nga shikimi haram).

Teksti i mëtutjeshëm përmban deri në fund vetëm citime dhe paragrafe nga libri “Sëmundja dhe Ilaçi”.

Përderisa kurvëria është një nga të këqijat më të mëdha, sepse ajo bie ndesh me interesin e sistemit të botës për ruajtjen e pasardhësve, mbrojtjen e organeve, kujdesin ndaj gjërave të mbrojtura fetarisht, me fokusim ndaj ndezjes së armiqësisë dhe urretjes mes njerëzve, përmes shthurjes së gruas së dikujt nga tjetri, apo vajzës, motrës, e nënës, që do të thotë prishje e botës, ajo është njëkohësisht e keqja që sa i përket madhësisë së saj e ndjek të keqen e vrasjes.

Imam Ahmedi ka thënë: “Nuk di të ketë gjynah tjetër më të madh pas vrasjes së njeriut sesa kurvëria.”

…Allahu e ka konfirmuar këtë fakt me thënien e Tij (komenti dhe përshtatja në gjuhën shqipe):

“Dhe ata të cilët nuk i bëjnë lutje një Zoti tjetër bashkë me Allahun, nuk vrasin njeriun të cilin Allahu e ka ndaluar, me përjashtim kur është me të drejtë, dhe nuk bëjnë kurvëri. Ndërsa kush i punon këto, ai do të gjejë ndëshkim, atij do ti dyfishohet dënimi Ditën e Kijametit dhe aty do të mbetet përgjithmonë i përbuzur.” (El-Furkan, 68-69)

Allahu xh.sh. thotë: (përshtatja dhe komentimi në gjuhën shqipe)

“Mos iu afroni kurvërisë, se ajo vërtetë është një vepër e shëmtuar dhe rrugë shumë e keqe”
(El-Isra, 32)

Allahu xh.sh. ka urdhëruar të dërguarin e Tij (salallahu alejhi ue selem)që ti porosisë besimtarët ti ruajnë shikimet e tyre dhe organet e tyre dhe t’ua bëjë të ditur se Ai është Mbikqyrësi i veprave që bëjnë dhe i sheh ato:

“Ai di rreth shikimit me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin zemrat” (Gafir, 19)

Përderisa çdo gjë fillon me shikimin, Ai urdhëroi së pari për mbulimin e tij (shikimit), e pastaj për ruajten e organeve. Gjërat fillojnë nga sytë, ashtu si zjarri që fillon të ndizet nga flakët e vogla. Në fillim është një shikim, më pas një ndjenjë, më pas një hap, dhe më pas një gabim.

Prandaj thuhet: Kush ruan katër gjëra ka ruajtur fenë e tij: shikimet, mendimet ngacmuese, fjalët dhe hapat.

Shikimi me bisht të syrit: Ky shikim është komandanti i epshit dhe i dërguari i tij; ruajtja nga ai është fillimi i ruajtjes së organeve. Ai që e përhapë shikimin e tij kudo, ka siguruar për vetveten burimet e katastrofës.

(transmetohet nga pejgamberi- salallahu alejhi ue selem- të ketë thënë:)

“Ruajuni nga qëndrimi në rrugë. Shokët i thanë: – O i dërguar i Allahut! Ne kemi nevojë të rrijmë. Ai u përgjigj: Nëse ju duhet domosdo të rrini, atëherë jepini rrugës të drejtën që i takon. – E cila është e drejta e saj? E pyetën. Ai u përgjigj: Mbulimi i shikimit, ndalimi nga e keqja, dhe kthimi i selamit.” (Buhari dhe Muslim).

Shikimi është zanafilla e problemeve për njeriun, sepse shikimi sjell mendime ngacmuese, mendimet ngacmuese lindin idenë, ideja lindë epshin, epshi lindë dëshirën, më pas kjo (dëshira) forcohet dhe kthehet në një motiv të pathyeshëm, e ky është shkak që të ndodhin vepra të cilat askush më nuk mund ti ndalojë. Prandaj thuhet: “Durimi për të mbuluar shikimin është më i lehtë se durimi për dhimbjen pas tij.”

Një nga të këqijat e shikimit që mund të përmendim është se ai trashëgon dëshpërimet dhe dhimbjet. Njeriu shikon diçka të cilën nuk e arrin dot por edhe nuk bën durim për të, e ky është dënim shumë i madh.

… ti i hedh sytë drejt diçkaje për të cilën as nuk ke durim e as mundësi që ta kesh për vete.

Është për t’u çuditur se si shikimi është sikur shigjeta; njeriu arrinë ta perceptojë atë çfarë sheh vetëm kur shigjeta zë vend në zemrën e tij.

Më i çuditshëm është fakti se shikimi plagos zemrën rëndë dhe shkakton plagë mbi plagë, por megjithatë, dhimbja e kësaj plage nuk e ndalon njeriun që ta përsërisë prapë atë.

Prandaj është thënë se: “Burgosja e shikimit është më e lehtë se dëshpërimi i vazhdueshëm.”

—————-

Transmetohet te dy librat e saktë se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk lejohet vrasja e muslimanit vetëmse në tri raste: Kur është i martuar dhe bën kurvëri, shpirti për shpirt, dhe ai që lë fenë dhe braktis xhematin.”

Ky hadith flet për ngjasimin mes kurvërisë, kufrit, dhe vrasjes së njeriut.

Ligji i Allahut për krijesat e Tij funksionon në atë formë saqë kur shfaqet kurvëria, Allahu i lartësuar zemërohet dhe e forcon zemërimin e Tij, e kështu bëhet obligim që zemërimi i Tij të ndikojë në tokë me dënim.

El-Hafidh Ebu Muhamed thotë: “Transmetohet se në Egjipt ka qenë një burrë i cili frekuentonte rregullisht xhamitë për të thirrur ezanin, ikametin, dhe faljen e namazit. Në fytyrën e tij shiheshin shenjat e bindjes dhe drita e adhurimit. Një ditë u ngjit në minare si zakonisht për të thirrur ezanin. Poshtë minares ishte shtëpia e një të krishteri. Ai u zgjat për të parë. Aty pa vajzën e të zotit të shtëpisë e cila e tërhoqi shumë. E la minaren dhe shkoi tek ajo duke iu futur në shtëpi. Ajo iu drejtua: Çfarë halli ke dhe çfarë kërkon? Ai tha: Të dua ty. Ajo e pyeti: Pse? Tha: Më morre mendjen dhe më rrëmbeve të gjithë zemrën.” Ajo i tha: Nuk të përgjigjem kurrë nëse je në mëdyshje. Tha: Dua të martohem me ty! Ajo tha: Ti je musliman ndërsa unë jam e krishterë, prandaj babai im nuk më marton me ty. Ai u përgjigj: Bëhem unë i krishterë! Ajo tha: Nëse e bën këtë, unë pranoj. Kështu ai u bë i krishterë për tu martuar me këtë vajzë dhe qëndroi me të në shtëpi. Po gjatë asaj dite u ngjit në teracën e shtëpisë, u rrëzua prej saj dhe vdiq. Kështu as vajzën që e dëshironte nuk e mori, por edhe fenë e tij e la!”

Këtu përfundon teksti i Ibn Kajjim El-Xheuzijje.

Allahu na ruajtë nga përfundimi i keq!

I tërë lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botërave!

Përmblodhi: Vëllau juaj në Islam, Hekuran Helshani./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit