3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si të vrapojmë pa dhimbje barku?

Më të lexuarat

Problem mjaft i shpeshtë që shfaqet jo rrallë te vrapuesit janë dhimbjet e barkut (abdominale). Ato janë më të rralla gjatë trajnimeve të lehta dhe atyre gjysmë maratonike, por dinë të jenë mjaft të shpeshta në trajnimet e gjata maratonike dhe te ushtrimet me rritje frekuence.

Sipas disa studimeve 40 deri 50% e vrapuesve maratonikë kanë pasur në të kaluarën apo kanë ende probleme me dhembje të barkut. Arsyet kryesore që ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së pjesës së poshtme abdominale janë: tendosjet e këtyre muskujve, cikli menstrual, infeksionet e brendshëm, gurët në veshka, etj. Kjo dhembje mund të vijë prej tri regjioneve: muskujve të murit të përparmë të barkut, diafragmës dhe sistemit tretës.

Muri i përparmë abdominal paraqet atë pjesën e parë që i ekspozohet stresit të shtuar përgjatë vrapimit dhe rënies së furnizimit me oksigjen (përkundër frymëmarrjes së shtuar dhe mjaft të fuqishme). Kështu, kombinimi i zgjatjeve të tepruara dhe mungesës së furnizimit të mjaftueshëm të fibrave muskulore me gjak qon në rritje të eksitueshmërisë në mbaresat nervore dhe shfaqje të dhimbjes. Për të larguar dhimbjen në këto raste, fillimisht duhet ulur ritmin e aktivitetit, e pastaj mund të masazhohet regjioni me qëllim të lehtësimit të gjendjes.

Diafragma është membrana muskulore që ndan hapësirën e poshtme të barkut, prej asaj të sipërme torakale ku ndodhen mushkëritë, zemra, mëlçia etj. Forma më karakteristike e dhimbjes së diafragmës është dhembja që shfaqet menjëherë nën brinjë, atëherë kur aktiviteti fizik është më i madh se në të kaluarën. Te këto raste është e rëndësishme që të përshtatet niveli i aktivitetit fizik dhe sidomos vrapimit me aq sa e duron trupi. Kështu, ngadalësohet vrapimi, zvogëlohet ngarkesa dhe provohet që gradualisht të relaksohet frymëmarrja me fundin e barkut (diafragmatike abdominale), duke e bërë frymëmarrjen sa më ritmike dhe assesi pa mbajtje fryme./24oreinfo/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit