U pyet shejkh Uthejmini Allahu e meshiroftë:
Kush e fal namazin e jacisë (darkës) të mangët me tre rekate dhe më pas flet apo ecën pak , a e përsërit namazin nga fillimi apo e vazhdon atë që fali mangët dhe më pas bën sexhden e harresës ?
U përgjigj: Detyrë për të është që të mos e përsërisë të gjithë namazin nga fillimi por duhet ta plotësojë namazin sikurse veproi Pejkamberi alejhi-selam në hadithin që e trasmeton Imran iben Husejni, ku pasi përmënd hadithin thotë: ”Nëse dodh kjo(mangësi në namaz), është detyrë e çdo njeriu që ta plotësojë namazin e tij, e më pas të japë selam, pastaj të bëjë dy sexhdet e harreses (sehu), pastaj të japë selam, sikurse veproi Pejkamberi alejhi-selam”.
Mexhu El-Fetaua ue rasail El-Uthejmin (14/58).
Ka thënë shejkh Uthejmini Allahu e mëshiroftë :
Nëse imami jep selam para se të përfundojë namazin e tij dhe më pas ngrihet xhemati që të plotësojë atë që i iku, më pas i thuhet imamit se atij i ka ngelur pa falur edhe një rekat, dhe imami ngrihet që të plotësojë këtë rekat.
Themi: Xhemati u veçua tani duke ndjekur argumentet e sherjatit dhe ai është i arsyetuar në këtë vçim. Nëse imami kthehet për ta plotësuar namazin e tij, xhemati mund të zgjedhë: nëse dëshiron e vazhdon namazin secili më vete, dhe nëse dëshiron vazhdon dhe e ndjek imamin.
Sherh El-Mumti (2/314).
Përktheu Genti Rushiti