2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si të shpëtoni nga dhimbja e kokës pa ilaçe

Më të lexuarat

Dhimbjet e shpeshta të kokës të cilat nuk kalojnë për një kohë të gjatë janë makthi më i madh, veçanërisht për femrat. A i drejtoheni menjëherë ilaçeve për të kontrolluar kokën tuaj? Sipas një lajmi të publikuar në revistën “Reader’s Digest”, ekzistojnë mënyra natyrale të parandalimit të dhimbjes së kokës.

Shmangia e konsumimit të disa ushqimeve, një gjumë i mirë, masazhi i këmbëve dhe përdorimi i hapeve me vaj peshku janë disa mënyra të thjeshta me anë të të cilave mund të kontrolloni dhimbjen e kokës.

Ja mënyrat e parandalimit të dhimbjes së kokës: Bëjini masazh këmbëve: Nga 220 të sëmurë me dhimbje kronike koke të cilët morën pjesë në eksperimentet klinike të refleksiologjisë (heqja e tensionimit dhe stresit të mbledhur në disa pika të trupit duke bërë masazh dhe kurimi i sëmundjes), 81 për qind prej tyre janë shëruar. Në këtë kurë përdoret masazhi dhe shtypja e disa pikave të caktuara në këmbë.

Takohuni me një kiropraktor: “Kiropraktik” është mënyra që synon ekuilibrimin dhe rregullimin e trupit si nga ana mekanike ashtu edhe psikike. Personi që praktikon një mënyrë të tillë quhet kiropraktor. Sipas rezultateve të 8 eksperimenteve klinike, stabilizimi i shtyllës kurrizore është më efektiv se aspirina në kurimin e tensionit kronik dhe dhimbjeve të migrenës.

Por të sëmurët me zemër, osteoartrit të qafës, me sëmundjen cerebrovaskulare ose artriti romatoid duhet të qëndrojnë larg kësaj kure. Ndërprisni konsumimin e disa ushqimeve: Agrumet, çokollata, produktet e qumështit, djathë i ndenjur dhe produkte që përmbajnë tiramin (konservë mishi) nxisin dhimbjen e kokës. Krahas kësaj, duhet të qëndroni edhe larg përbërësve shtesë si nitrat sodiumi, monosodium glutamate dhe ëmbëlsuesi aspartman. Bëhuni më aktivë: Nëse qëndroni gjithë ditën para kompjuterit, lodhja e syve dhe e qafës mund të nxisë dhimbjen e kokës. Këmbët dhe krahët duhet të shtrihen në këndin e duhur dhe mos e përkulni kokën poshtë ose lart. Një gjumë i mirë: pagjumësia ose një gjumë jo i qetë ndikon në zgjimin tuaj me dhimbje kokën ditën e nesërme. Merrni hape me vaj peshku: Infeksioni shton dhimbjen e kokës ndërsa vaji i peshkut e zhduk atë. Për të shëruar dhimbjen e vazhdueshme të kokës merrni 3 gram vaj peshku në ditë. Krahas kësaj, vaji i peshkut është i dobishëm dhe për zemrën dhe pjesë tjera të trupit./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit