Shërimi i tij është t’i kthehet Allahut dhe të vazhdojë t’i lutet Atij me dua, duke i mësuar lutjet e Pejgamberit, salavatet qofshin për të!, dhe t’i shikojë me kujdes kohët kur pranohen lutjet, siç janë: pjesa e tretë e natës, koha mes namazit dhe ikametit, në sexhde dhe pas namazit.
Ai duhet t’ia shtojë kësaj edhe istigfarin (kërkimfaljen nga Allahu), se njeriu që vepron kësisoji dhe mbulohet nga falja, Allahu do t’i dhurojë atij një jetë të kënaqshme, deri në një afat të caktuar.
Gjithashtu, personi i tillë le të sigurohet që obligimet e tij janë të përmbushura, si: pesë namazet ditore, sepse namazi është shtylla e Fesë.
Le ta shtojë përmendjen e Allahut me dhikrin: “La havle ve la kuv-vete il-la bil-lahi el-Alijji el-Adhim” (S’ka ndryshim dhe fuqi pa ndihmën e Allahut, të Lartit, Madhështorit), ngaqë, nëpërmjet këtyre fjalëve, njeriu mund t’i bëjë ballë edhe belave më të mëdha, dhe të arrijë më të mirën e rrethanave.
Të mos lodhet kurrë nga bërja e duave dhe kërkesat për Allahun, se duaja do t’i realizohet, derisa ai të mos nxitojë e të thotë: ‘Bëra dua, por nuk m’u realizua.‘
Le ta dijë se fitorja vjen me durim, zgjidhja me pikëllimin dhe se me vështirësinë vjen lehtësimi!
Dhe nuk ka asnjë njeri, që mund të arrijë ndonjë mirësi, qoftë ai profet, apo njeri me gradë më të ulët, veçse përmes durimit.
Falenderimi i qoftë Allahut, Zotit të botërave!