1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Si të përmirësoni në mënyrë natyrale qarkullimin e gjakut në trupin tuaj?

Më të lexuarat

Qarkullimi i mire i gjakut eshte shume i rendesishem, dhe per pasoje duhet te jete ne qender te vemendjes sone, ja disa keshilla qe mund tju hyjne ne pune…

Qarkullimi i mire i gjakut ne te gjithe trupin tuaj eshte shume i rendesishem. Nese ky qarkullim pengohet atehere mund te kete probleme shume serioze. Shkaqet mund te jene te shumta dhe ne disa raste edhe te panjohura, por menyrat e kurimit jane po te njejtat, qofte mjekesore qofte edhe natyrale.

Ka shume trajtime alternative qe mund te zevendesojne metodat konvencionale — me rezultate shume te mira duke lene menjane edhe efektet e padeshiruara. Kurat natyrale mund te zgjidhin me shpejte nga cmund te mendoni kete lloj problemi.

1. Percaktoni menyren e jeteses qe duhet te ndiqni per te permiresuar kete problem. Largoni veset e keqija dhe te demshme per shendetin tuaj. Duhanpirja pengon ne shfrytezimin maksimal te oksigjenit, keshtu qe lini duhanin sa me pare.

2. Merrni fryme ne menyre te plote. Largoni stresin duke mesuar se si te meditoni. Stresi i ngushton rruget e kalimit te gjakut dhe ndikon shume ne uljen e cilesise se qarkullimit.

3. Levizni trupin tuaj. Levizni sa me shume ne menyre qe te rrisni pompimin e gjakut. Ecni, vraponi, notoni ose dilni me biciklete. Ushtrimet sigurojne nje qarkullim sa me te mire. Edhe nje shetitje e shkurter dhe e shpejte do te beje mrekullira per shendetin e zemres suaj.

4. Ka shume ushqime te shendeteshme qe mund te kontribuojne ne efektivitetin e qarkullimit te gjakut. Zgjidhni nje diete me permbajtje te larte fibrash. Konsumoni fruta dhe perime qe te promovoni shendetin e eneve te gjakut. Duke konsumuar shalqi, hudher, portokalle etj ju do te permiresoni qarkullimin e gjakut.

5. Eleminoni ushqimet e keqija per shendetin: proteinat shtazore, ushqimet me shume yndyre, sheqernat. Keto substanca rrisin viskozitetin e gjakut dhe pengojne qarkullimin e rregullt te gjakut.

6. Investoni ne suplemente cilesore. Merrni suplemente per te rregulluar sistemin qarkullues. Vitamina C parandalon fortesimin e arterieve. Koenzima Q10 eshte nje antioksidant natyral qe permireson “djegien” e oksigjenit dhe permireson rrjedhen e gjakut. L-Karnitin gjithashtu permireson konsumin e oksigjenit.

7. Mjalti eshte tejet i dobishem. Krijoni nje ilac shtepiak me 1 nje luge caji uthull (organike jo industriale) dhe nje luge caji me mjalte te perzjere ne uje te ngrohte per te stabilizuar balancen kalium/kalcium.

/zhurnal/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit