1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Si të përmirësoni kujtesën

Më të lexuarat

Kujtesa është një e mirë e çmueshme, e cila duhet kultivuar. Atëherë si duhet ta përmirësoni atë? Është shumë e rëndësishme ta mbani gjithmonë në punë. 

Vlerat e vëzhgimit

Të dish të vëzhgosh me kujdes është hapi i parë për të pasur një kujtesë të mirë. Gjithashtu ju mund të rrisni efikasitetin e kujtesës suaj me një seri ushtrimesh të thjeshta që ndihmojnë në konsolidimin e informacionit të ri dhe në ruajtjen e tij në kujtesën afatgjatë.

Kujtesa afatshkurtër

Merrni një fletë letre dhe me të formoni 10 drejtkëndësha, më pas vendosini në dy kolona për t’i ngjyrosur me ngjyra të ndryshme. Duke filluar nga maja, përqendrohuni në secilën palë të ngjyrave për rreth 10 sekonda. Mbulojeni kolonën e parë në të majtë, dhe duke shqyrtuar në të njëjtën kohë kolonën e djathtë, përpiquni të kujtoni ngjyrën korresponduese. Përsëriteni këtë test pas gjysmë ore. Pasi e keni ndjekur disa herë, duhet të jeni në gjendje të kujtoni të gjitha ngjyrat e radhëve.

Kujtesa afatgjatë

Ideja bazë është që të kombinohet materiali, i cili mbahet mend me një material më të njohur, ose të organizohet në një njësi më të madhe sesa ajo që kemi. Nëse keni një kujtesë më shumë vizuale, ju mund të përdorni asosacione vizive. Një ushtrim tjetër konsiston te vëzhgimi, për pak minuta, i dy dizajnove në dukje të ngjashme dhe më pas t’i mbuloni. Në këtë këndvështrim, ju duhet të listoni numrin e pjesëve që mungojnë.

Për atë që ka një kujtesë të pamjaftueshme

Zgjidhni një libër dhe filloni të mësoni përmendësh rreshtat e parë. Ditën tjetër i rilexoni dhe i përsërisni këto rreshta, më pas mësoni të tjerë dhe përsëritini të gjithë. Ditën e tretë shtoni një rresht të ri dhe kështu me radhë për një muaj duke mësuar dhe duke shtuar rreshta të rinj dhe më pas përsëriteni çdo gjë nga fillimi. Pas një muaji, është momenti që ju mund të mësoni çdo ditë një numër të rreshtave dyfish se më parë. Lodhja nuk do të jetë e dyfishtë, por do të jetë e njëjtë. Kur të arrini në një fazë të tillë do të kuptoni se memoria juaj ka rifilluar të funksionojë rregullisht, shkruan Shqip.

Fjetja dhe kujtesa

Hulumtimet në kohët e fundit kanë treguar se gjumi është i domosdoshëm për funksionimin e mirë të trurit. Mungesa e gjumit dëmton aftësinë e përqendrimit dhe kujtesën gjatë tërë ditës. Rol të rëndësishëm po ashtu luan faza e gjumit. Një hulumtim ka treguar se personat të cilët nuk e kalojnë fazën REM të gjumit kanë probleme me kujtesën.

Në gjumë të gjitha memoriet ruhen. Hipokampusi luan rol të rëndësishëm te ruajtja e të gjitha informatave. Gjumi lehtëson dhe përmirëson aftësinë njerëzore për t’i kujtuar të gjithë informatat, siç janë faktet dhe ndodhitë. Gjithsesi, hulumtimet shtesë janë të nevojshme për t’u përcaktuar lidhja e saktë e gjumit dhe kujtesës. Por shkencëtarët pajtohen që gjumi kualitativ është i domosdoshëm për funksionimin e trurit. Sasia e nevojshme e gjumit dallon nga personi në person, por kryesisht është prej shtatë deri nëntë orë çdo natë.

Nëse keni probleme me gjumin, ka disa hapa që do t’ju ndihmojnë:

Shkoni në shtrat përafërsisht çdo ditë në të njëjtën kohë;

Dhoma juaj e gjumit le të jetë e qetë;

Ndiqni rutinën e njëjtë çdo natë para gjumit;

Dhomën e gjumit përdoreni vetëm për gjumë ose marrëdhënie seksuale;

 /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit