0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Si të mbroni të dhënat në laptopin personal

Më të lexuarat

Laptopët janë praktik, mirëpo të dhënat brenda tyre janë të ekspozuara ndaj disa rreziqeve shtesë. Disa nga këshillat e mëposhtme, të cilat sot i transmeton BW, do t’iu ndihmojnë të zvogëloni dëmin në rast se ndodh më e keqja.

Të dhënat në laptopë, shumë shpesh, vlejnë më shumë se vet ai kompjuter,. Edhe nëse nuk kanë ndonjë vlerë të madhe materiale, në rast se vidhen, shumica e të dhënave personale të cilat gjenden në kompjuter po ranë në duart e personave të gabuar, mund t’i shkaktojë probleme të mëdha pronarit.

Prandaj situata të tilla më mirë është të parandalohen.
1. Asnjëherë mos i lini fjalëkalimet (passwordet) në çantën e kompjuterit. Provoni t’i mbani mend ose ruajini ato në ndonjë pajisje tjetër që e keni gjithmonë afër vetes – si p.sh. celular. Gjithashtu do të ishte mirë të shkruhej fjalëkalimi në atë mënyrë që të mos jetë e qartë se për çfarë bëhet fjalë.
2. Vjedhja e laptopëve në rastet më të shpeshta ndodh kur dikujt i jepet rasti ta bëjë atë. Po e latë laptopin pa mbikëqyrje në një vend ku ka shumë njerëz, sigurisht që dikush do ta vjedhë. Kur ta leni laptopin në automjet, gjithmonë vendosni në bagazh ku nuk shihet nga kalimtarët, në dhomën e hotelit asnjëherë mos e lini në tavolinë, por vendoseni në çantën e vet dhe largojeni nga vendi ku bie në sy.
Një metodë e shkëlqyer kundër vjedhjes së laptopëve është brava (bllokuesi) Kensington. Laptopët modern kanë një vrimë ku mund të fusni bravën me tel apo me zinxhir i cili më pas ngjitet për diçka të fortë dhe që është fikse (radiator, tavolinë e rëndë, krevat).
Bravat Kensington posedojnë shifrën apo drynin me çelës, e emrin e kanë marrë sipas kompanisë e cila fillimisht ka filluar t’i shfrytëzojë ato. Me kohë sistemi i tyre është bërë standard i miratuar nga pothuajse të gjithë prodhuesit e laptopëve.
3. Të dhënat posaçërisht të ndjeshme në laptopë gjithsesi mbrojini me enkriptim shtesë. Sistemi Ëindoës përmban në vete EFS (Encrypted File System), e mund të përdoren edhe zgjidhje nga prodhuesit e tjerë, siç është Drivecrypt i kompanisë me renome botërore Securstar. Të dhënat e mbrojtura në këtë mënyrë pothuajse është e pamundur të lexohen.
4. Mbroni sistemin tuaj me fjalëkalime. Çdo laptop mund të sigurohet me fjalëkalimin në BIOS qysh në nisjen e kompjuterit, fjalëkalimi shtesë mund të kyçet para fillimit të punës së Ëindoës. Keni kujdes që fjalëkalimi të mos jetë i thjeshtë dhe shfrytëzoni shkronja të mëdha e të vogla si dhe numra në një fjalë. E në rast se laptopi ka transmetues identifikimi nëpërmjet gishtit, gjithsesi përdoreni.
5. Nëse ndodh me e keqja dhe ua vjedhin laptopin, do të kishte shumë vlerë po ta gjenit prapë. Ekzistojnë kompani të cilat mundësojnë përcjelljen e laptopëve në bazë të softuerit të instaluar. Fatkeqësisht, ai softuer mund të bëjë punë vetëm kur laptopi juaj i vjedhur të futet në internet, por edhe kjo është më mirë se asgjë. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit