Te gjithe e kane provuar tashme qe stinet vjeshte-dimer jane shume “kapricoze” ne levizjen e temperaturave.
Kete gje me shume se gjithcka e ndjen trupi i njeriut. Shume njerez ndihen te lodhur, te tjere ne depresion e disa te tjere akoma semuren ne menyre te pashpjegueshme dhe te perseritur. Atehere, cfare duhet te bejme per te qene ne forme njelloj si ne vere? E rendesishme eshte te ndjekim disa keshilla te thjeshta dhe praktike. Gjate stines se vjeshtes ditet shkurtohen ne menyre progresive, temperatura ulet ndjeshem, njerezit jane me te predispozuar per te kaluar me shume kohe ne vende te mbyllura dhe te ekspozohen gjithmone e me pak ne diell.
Mbrojtja
Vjeshta dhe dimri jane stinet kur shume njerez fillojne te ndermarrin masat mbrojtese. Ulja e temperaturave shton mundesite per t`u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. “Te mbrohesh” ne kete rast do te thote ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa me eficent, per te qene me te forte dhe me te gatshem per t`u mbrojtur. Stresi ndikon ne uljen e mbrojtjes se organizmit. Nje nga faktoret qe me shume se te tjeret ul mbrojtjen natyrale te organizmit eshte stresi, ku ben pjese si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shume njerez as qe e mendojne se edhe nje stervitje e sforcuar mund te provokoje stres ne organizem dhe te ule sistemin imunitar.
Aktiviteti
Nje aktivitet i moderuar sportiv mund te permiresoje qarkullim e gjakut, tonifikoje muskulin kardiak, t‘i jape me shume oksigjen organizmit dhe te shkarkoje stresin motiv. Sigurisht, edhe nje ushqyerje jo korrekte dhe e pashendetshme mund te dobesoje funksionin e sistemit imunitar. Eshte shume e rendesishme te dihet se nje ushqyerje e shendetshme duhet te pershtatet me stilin e jeteses, me llojin e punes qe bejme, moshen dhe sezonin. Dihet qe nevojat ushqimore jane te ndryshme ne periudha te ndryshme te jetes, ashtu sic jane te ndryshme ne stine te ndryshme. Megjithate, rregulli i perbashket eshte: shume fruta, perime jeshile dhe ushqime te fresketa.
Masa per t’a forcuar sistemin
Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqesisht shume prej nesh nuk jane te gatshem per ta pritur buzagaz. Me nje sistem korrekt ushqyerjeje dhe me nje administrim te mire te stresit, do te jeni vertet ne gjendje ta perballoni sa me mire stinen e vjeshtes dhe dimrit. Gjate vjeshtes eshte vene re se kemi nje renie me te madhe te flokut, krahasuar me muajt e tjere te vitit. Ky proces qe prek gjithe qeniet njerezore, ne kete periudhe manifestohet edhe te gjitaret qe kane qime ne trup. Megjithate, ne disa raste vihet re nje renie jashte normave te lejuara, ndaj eshte e nevojshme te nderhyhet per ta parandaluar.