1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si te largosh brengat dhe pikellimet?

Më të lexuarat

Kur çmenduria nervore ta pushtojë njeriun dhe kur zemra t’i mbingarkohet me brenga, ai mund t’i largojë ato duke u angazhuar me ndonjë punë ose me shkencë të dobishme. Me këtë zemra do të lirohet nga mbingarkimi që e ka munduar. Kjo ndoshta do t’i mundësojë njeriut të harrojë shkaqet që e kanë çuar deri në atë brengë dhe depresion, andaj do të gëzojë dhe do të motivohet për angazhime të reja. Kjo ka të bëjë me besimtarin dhe me të tjerët, mirëpo besimtari ka përparësi nga shkaku i imanit, sinqeritetit si dhe shpresës së tij në Allahun.

Tentimi i tij mbështetet në atë që të mësojë ose t’i mësojë të tjerët, të veprojë mirë ashtu siç duhet. Po qe se është synuar të jetë ibadet (adhurim), atëherë është ibadet, e nëse është për këtë dynja ose nga traditat, atëherë vlerësohet sipas nijetit (qëllimit) të sinqertë. Kur di- kush dëshiron të ndihmojë nga nënshtrimi ndaj Allahut, subhanehu ue teala, ndihma e tij do të ketë efekt në largimin e brengës, depresionit dhe pikëllimit. Sa e sa njerëz kanë qenë në situata të vështira dhe të shqetësuar, gjë që ka qenë shkak për sëmundje të ndryshme, por kanë gjetur ilaç efikas, kanë harruar shkakun e shqetësimeve që i ka çuar në vështirësi ose kanë qenë të preokupuar me punë interesante!

Sa jemi te zgjedhja e diçkaje që do të na shqetësonte, duhet pasur llogari që ajo të jetë punë të cilën e dëshiron shpirti dhe nga ajo të dalë dobia e pritur, ndërsa Allahu e di më së miri.
Nëse dëshirojmë ta largojmë ankthin dhe shqetësimin që në tërësi ka pushtuar mendjet tona, duhet t’u përkushtohemi detyrimeve tona ditore, e me këtë do të ndalemi së menduari mbi problemet e së ardhmes. Pas kësaj, do të mundemi të mbisundojmë ndjenjën e më- parshme të mërzisë. Nga ky shkak, i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka kërkuar nga Allahu mbrojtje nga brenga dhe pikëllimi.

Njeriu pikëllohet për atë që është larguar përgjithmonë dhe nuk mund ta pranojë se ajo gjë ka ndodhur dhe njëkohësisht është përplot brengë dhe frikë para të ardhmes jo të sigurt; prandaj ai nuk mund të jetë tjetër përveçse rob i kohës së kaluar ose i së ardhmes, ai do të duhet të përqendrohet në atë që ta përmirësojë gjendjen momentale, ngaqë kur përqendrohet me zemër në të, atëherë vetja nxit në kryerjen e asaj pune. Kjo gjë i sjell humorin, ia largon brengën dhe pikëllimin, ndërsa Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, duke bërë dua (lutje) dhe duke e mësuar Umetin e tij, e ka nxitur në kërkim të ndihmës nga Allahu, subhanehu ue teala, duke shpresuar që me këtë Allahu t’ia vlerësojë mundin dhe t’ia pranojë lutjen.
Njeriu bën mund që të braktisë atë për të cilën ka lutur Allahun që t’ia largojë. Në duanë e tij është lutja për sukses në qëllimin e tij, andaj lutja është e njëjtë, si vepra, ndërsa mun di i investuar i sjell njeriut dobi fetare dhe dobi të kësaj bote. Ai kërkon nga Allahu ndihmë për atë punë, ngaqë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ano nga ajo, nga e cila do të kesh dobi dhe kërko ndihmë nga Allahu, e mos u anko dhe nëse të ndodh diçka mos thuaj: “Po të veproja kështu e ashtu do të ishte tnë ndtyshe”, por thuaj: “Allahu ashtu e ka caktuar dhe Ai bën çfarë të dëshirojë”, ngaqë me të vërtetë fjala ‘po të…’ i hap dyert e shejtanit” (Muslimi).

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, nga të gjitha gjërat, ka theksuar ato që janë më të do bishme në të gjitha gjendjet, e ato janë kërkimi i ndihmës nga Allahu, moslëshimi në dobësim, ngaqë ajo çon në brengë të dëmshme. Më pas, ka sqaruar dallimin mes atij që çdo send e mbështet në veprimin dhe atij që të gjitha gjërat i vëzhgon përmes caktimit të Allahut – kada’ dhe kaderit dhe i ndan gjërat në dy grupe. Të parat janë ato në të cilat njeriu mund të arrijë rezultate ose pjesë të atyre rezultateve, ose mund të largojë, ose të zbusë ndonjë vë- shtirësi. Kjo shihet në tentimin që të investo- het mund dhe të kërkohet ndihmë nga Zoti. Të dytat, janë gjërat të lidhura me ato në të cilat rezultatet e caktuara nuk mund të realizo- hen. Kjo njohuri i sjell njeriut qetësim, kënaqë- si dhe e bën më të nënshtruar. Nuk ka dyshim se insistimi në këtë është bazë e një jete të lumtur dhe largim nga mërzia dhe depresioni.

ABDURRAHMAN IBN NASIR ES SEADI
KESHILLA TE DOBISHME PER NJE JETE TE LUMTU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit