1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si të kurseni për një Umra: 5 këshilla të vlefshme

Më të lexuarat

Dihet që udhëtimi në një vend aq të largët kërkon një parapërgatitje të madhe, sidomos monetare. Nuk mund të vendosësh në moment të fundit për t’u nisur kështu që për një planifikim sa më të mirë ndiqni këshillat e më poshtme:

Planifiko shumë më përpara
Fillo që më përpara të kursesh dhe të mbledh lekë. Nëse nuk ke një rrogë apo punë fikse, atëherë fillo të mbledhësh duke bërë honorare apo punë part-time. Bëj një kuti kursimi të pathyeshme lehtë ku dhe të fusësh kursimet që nuk do t’i prekësh derisa të vijë momenti i Umra-s. Mbaj shënim çdo lloj depozitimi në mënyrë që të llogarisësh shumën.

Filloni mblidhni pikë
Ka shumë mundësi mbledhjesh pike nëpërmjet kompanive ajrore dhe marrveshjet me kompani të ndryshme. E dini që duke pasur një kartë për mbledhjen e pikëbe mund të mblidhni “kilometra” të cilat më pas mund të shfrytëzoni në udhëtime falas? Edhe nëse jeni tip që nuk udhëtoni shpesh, mos u dekurajoni: mund të mblidhni pikë edhe nga pikat e karburanteve, supermarketeve, dyqaneve kozmetike dhe rrobave, madje dhe nga qëndrime në hotele të ndryshme. Mjafton të interesoheni për oferat që ekzistojnë.

Filloni që para një viti të shikoni ofertat sezonale
Umra ka periudhën e vetë kur mund të bëhet, ndaj shiko çmimet e ofertave të agjencive turistike si dhe çmimet e biletave të avionit në mënyrë që të parashikosh se cila periudhë është më e përshtatshme për ju. Me siguri, dhjetëditëshi i fundit i Ramazanit është periudha më e shtrenjtë dhe kërkesat më të mëdha.

Konkurset e ndryshme
Ekzistojnë shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare që ofrojnë si çmim një udhëtim falas në Meke. Përfitoni nga këto lloj rastesh, nuk i dihet kurrë!

Transporti dhe qendrimi në Umre
Kur të shikoni paketat turistike, merrni parasysh edhe transportin e brendshëm, për shembull lëvizjet lokale nga Meka për në Medine. Disa ofrojnë transport me taksi, disa të lejojnë të marrësh makinë me qera, por ka dhe paketa që të mundësojnë udhëtime me autobusa shumë të mirë me klimë dhe komoditet. E njëjta gjë vlen dhe për hotelin. Dijeni se hoteli do të jetë “hotel” me të gjithë kuptimin e fjalës. Do shkoni në dhomë vetëm sa për të fjetur, kështu që nuk është e domosdoshme një dhomë luksose në një hotel me 5 yje. Ndaj mundohuni të kurseni pak nga këto lloj “luksesh” dhe zgjidhni alternativën më ekonomike për të kursyer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit