4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Si të kuptojmë që një enë futet në mikrovale

Më të lexuarat

Përdorimi i enëve te papërshtatshme ne mikrovale, se pari nuk lejon te marrim rezultatin e dëshiruar ne lidhje me atë qe kërkojmë, ushqimet nuk ngrohen apo nuk gatuhen ashtu siç duhet, por me kryesorja është se shpesh ato janë te përgatitura me materiale gjithashtu te papërshtatshme dhe si te tilla, ato ose mund te kontaminojnë ushqimin, ose, me keq akoma, nen veprimin e nxehtësisë, mund te çlirojnë elemente te dëmshme për shëndetin e njeriut.
Pra, paraprakisht, përpara se te vendosim ushqimin për tu përpunuar ne mikrovale, duhet te sigurohemi qe ena është e përshtatshme. Ka te tilla qe e kane te shënuar ne etikete, ku ju mund te lexoni se është rezistente deri ne temperaturën 140 grade, ose, disa te tjera shkruajnë “microwave safe”.
Nëse asnjërën prej këtyre shënimeve nuk e gjejmë, atëherë këshillohet te provohet me metoda empirike përshtatshmëria e tyre.
Për këtë ena bosh vendoset ne mikrovale dhe bashke me te edhe një filxhan i zakonshëm çaji me ujë. Pas kësaj e gradojmë temperaturën e mikrovalës ne maksimumin e saj për 1 minute. Pas kësaj, e hapim mikrovalën dhe shohim enën bosh, te cilën duam te kontrollojmë. Nëse ajo është e ftohte, ky është një tregues qe provon se ajo është një ene e përshtatshme për tu përdorur për çdo gjë. Nëse është e vaket, duhet te përdoret vetëm për ngrohje. Nëse te djeg, ashtu sikurse uji ne filxhan, duhet te mos përdoret.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit