Ju mund të shtoni bookmarkët, “favicons”-at në toolbar, ose të shkruani thjesht adresën e uebit për të aksesuar faqen tuaj të parapëlqyer.
Por sikur të dëshironi diçka edhe më të shpejtë? Të njëjtin problem ka menduar edhe skuadra e Google Chrome.
Fatmirësisht, procesi është shumë i thjeshtë: mjafton të shkoni tek një faqe uebi që dëshironi ta aksesoni shpejt dhe të klikoni më pas ikonën e çelësit (në cepin e djathtë lart, të dritares së shfletuesit Chrome). Nga këtu, zgjidhni ‘Tools‘ dhe pastaj përzgjidhni ‘Create application shortcuts‘.
Në dritaren që hapet, zgjidhni vendin në të cilin dëshironi të vendoset faqja ueb. ‘Pin to taskbar‘ është mbase zgjedhja më e shpejtë që nuk e ngarkon sfondin tuaj me ikona shtesë.
Klikoni Create dhe favicon-i për faqen e uebit do të paraqitet në vendet e zgjedhura. (PC World Albanian)/kohaislame