1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Si të karikoni celularin tuaj duke lëvizur trupin

Më të lexuarat

Shpesh na thuhet të mos qëndrojmë shumë kohë pranë laptopëve apo celularëve tanë, por të dalim dhe të stërvitemi. Por, pse të mos i bënim të dyja?

Pikërisht këtë synon pajisja nPower PEG (Personal Energy Generator). Ajo transformon energjinë tuaj personale kinetike në sinjale elektrike, që bëjnë që telefoni juaj të jetë gjithmonë i karikuar.

Sa më shumë energji që shpenzoni (krijoni), aq më shumë karikohet telefoni juaj. Kjo është një simbioze perfekte.

Një nPower PEG kushton 200$

Pajisja ka një peshë, susta si dhe bobina induktive që ruajnë energjinë në baterinë e brendshme me çdo lëvizje që kryeni.

Por, mos harroni, lëvizjet tuaja duhet të jenë aktive në mënyrë që telefoni ose iPodi të tundet fort dhe të karikohet.

Një minutë ecje korrespondon me një minutë dëgjim në një iPod Nano. Gjithashtu, duhen 26 minuta ecje për një minutë bisedë në një iPhone 3G.

Gjithsesi, mbetet një opsion i vlefshëm në raste emergjente. Megjithëse ideja mund të duket interesante, çmimi është pak i lartë. Një nPower PEG kushton 200$. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit