1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SI TË HEQIM DORË NGA TË USHQYERIT E DËMSHËM

Më të lexuarat

Bëni dietën tuaj më të lehtë duke evituar veset me të cilat jeni mësuar. Një nga arsyet përse na duket dieta kaq e vështirë për t’u mbajtur është se, neve na duhet të bëjmë shumë ndryshime me veten tonë. Në fakt, kjo është mjaft e vështirë sepse shumë individëve ju mungon vullneti për të rënë nga pesha, vendosmëria. Aplikoni strategjitë e mëposhtme për t’u ambientuar me idenë që jeni në dietë, kështu ajo do t’ju bëhet refleks:

1- Vakte të lehta dhe të shpeshta.

Me gjithë konotacionet pozitive që ka marrë kjo ide kohët e fundit, është shumë e mirë për t’ju ndihmuar juve në proçesin e dobësimit. Konsumoni 2 vakte ushqime të lehta, të përmbajë maksimumi 100-300 kalori, jo më tepër. Evitoni kontaktin me ëmbëlsirat sepse në të kundërt do ta keni shumë të vështirë t’ju rezistoni. Zgjidhni ushqimin që do t’ju krijojë ndjenjën e ngopësisë, se sa atë të kënaqësisë së përkohshme, shkruan LajmeShqip

2- Javë rebele.

Pasi keni qenë e impenjuar për të mbajtur dietë 5 ditët e javës, në fund të saj do ta keni shumë të vështirë të rezistoni pa konsumuar ato çfarë më së shumti pëlqeni. Në fakt, ky është hapi më i vështirë të evitoni konsumin e tyre, si dhe të rezistoni pa pirë alkool. Nëse arrini t’i rezistoni këtyre, atëherë jeni në rrugën e duhur për të rënë në peshë.

3- Ushqimi i pakontrolluar.

Të ushqyerit në mënyrë të pakontrolluar mund t’ju dëmtojë shumë, pasi në të shumtën e rasteve do të ndiheni sikur po bëni asgjë, sikur mundi juaj nuk po shpërblehet, sikur dieta juaj nuk po jep rezultatin e pritur. Si rezultat do të humbisni besimin në vetvete.

4- Të ngrënit shpejt.

Të ushqyerit shpejt ju bën të ndjeni uri dhe më tepër, ju duket sikur nuk po ngopeni asnjëherë. Prandaj është më e këshillueshme që kur uleni për të ngrënë ta konsumoni ushqimin dalëngadalë. Të ngopeni me shijen e tij, se sa të mbushni stomakun me ushqim të pakontrolluar. Përdorimi i thikës, pirunit, lugës ngadalëson procesin e ngrënies si dhe ju bën të ndërgjegjshëm për sasinë e ushqimit që do të konsumoni. /zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit