3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si të fitojmë më shumë kohë

Më të lexuarat

“Dua të bëj stërvitje, por nuk kam kohë. Jam shumë i zënë.” Kjo është ajo që dëgjojmë shpesh nga shumë njerëz sot. Megjithëse të gjithë ne e dimë rëndësinë e stërvitjes, problemi është që nuk kemi kohë.
Sipas medieve të ndryshme presidenti amerikan Barak Obama bën çdo ditë stërvitje për rreth 45 minuta. Kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping tha se noton çdo ditë për të lehtësuar presionin e punës. Në fakt, shumë persona arrijnë ta bëjnë shumë mirë punën e tyre si dhe të gjejnë kohë çdo ditë për stërvitje.
 
Disa madje kanë kohë të lirë për mëdimin e një gjuhe të huaj, pavarësisht ritmit të shpejtë të jetës. Ndoshta në këto momente po pyesni veten-Po unë pse nuk kam kohë të mjaftueshme dhe të tjerët arrijnë të përfundojnë të gjitha punët dhe aktivitetet e tjera?
 
 
 
A i keni përmbushur planet?
 
Pothuajse gjysma e vitit 2015 ka kaluar. Menjëherë nisni pyesni veten… A po i përmbush planet e mia për këtë vit?
 
Një 32-vjeçar tha: “Në fillim të këtij viti, kisha vendosur një objektiv të rëndësishëm për leximin e të paktën një libri në javë. Gjithashtu, kam vendosur edhe objektiva të tjera, si formimi i muskujve etj. Tani lind problemi: Çdo ditë, do të shpenzoj një orë për lexim apo për stërvitje në palestër?”
 
Në fakt, çdo person do të përballet me një problem të ngjashëm. Çdo person ka kohë të kufizuar, vetëm 24 orë çdo ditë. Kur përballemi me shumë detyra dhe angazhime do të hasim vështirësi për realizimin e planeve tona.
 
“Pamjaftueshmëria e kohës” mund të vijë nga mosbërja e planeve
 
“Administrimi i kohës” është shumë i rëndësishëm për gjithësecilin.
 
Si ta menaxhojmë më mirë kohë, të përzgjidhni ato aktivitete të cilat janë pëlqyera por edhe detyrat.
 
Në këtë moment, mund të pyesni: Nëse unë nuk e di cili është aktiviteti më i rëndësishëm ose më interesant për mua, si mund ta bëj këtë zgjedhje?
 
Duhet të gjeni një kohë të lirë dhe një vend të qetë, të uleni dhe të imagjinoni të ardhmen tuaj:
 
Vizualizoni veten pas 15 vitesh. Jeni siç e kishit ëndërruar, jetoni në shtëpinë tuaj të ëndërrave me njerëzit që doni, keni gjetur personin e ëndrrave, bëni punën që keni ëndërruar gjithnjë.
 
Nëse nuk e dini cili do të jeni në të ardhmen dhe nëse nuk keni një plan në jetë kjo mund të jetë arsyeja thelbësore e mbingarkesës në jetën tuaj.
Planifikimi i jetës me parime
 
Pasi përcaktoni objektivat e jetës suaj, konsideroni parimet për planifikimin e jetës.
 
Në këtë moment, filloni të planifikoni dhe punoni në bazë të parimeve të jetës suaj, jo nëpërmjet metodës së administrimit të kohës, meqenëse në jetën tonë, përballemi me shumë punë urgjente.
 
Për shembull, një nga objektiva e jetës suaj është që të bëheni një person i dashur. Nëse doni të keni sukses në karrierë dhe në jetë duhet të fokusoheni tek planet tuaja, pa u shpërqëndruar. Nëse gjatë një dite kemi disa detyra për të përmbushur, por nuk fokusohemi tek to dhe bëjmë punë të tjera, atëherë nuk do të arrijmë objektivat dhe nuk do të kemi asnjëherë kohë.
 
Pas përcaktimit të parimeve në jetën tuaj, shfrytëzoni metodat e administrimit të kohës për të përfunduar me efektivitet planet e përfshira në listën e aktiviteteve ditore.
 
 
 
Si të fitojmë më shumë kohë
 
1. Herë pas here bëni pushime të shkurtra:
 
Nëse jeni shumë të mbingarkuar, duhet të ndaloni pak. Kjo për shkak se mbingarkesa ju shton presionin dhe ju lodh. Prandaj gjeni kohë për veten dhe bëni pushime të shkurtra.
 
2. Meditim ju rrit përqëndrimi:
 
Meditimi qetëson trupin mendjen dhe shpirtin. Mundohuni që të paktën 30 minuta në ditë të meditoni dhe qetësohuni, mos mendoni për të ardhmen, dhe as për të shkuarën, por përqëndrohuni tek momenti tek e tanishmja.
 
3. Merruni me sport
 
Mundohuni të gjeni kohë për të shkuar në palestër apo për t’u marrë me vrap, kjo gjë do të bëjë të çliroheni nga tensioni.
 
4. Mbani një ditar
 
Gjeni një kohë të lirë gjatë ditës ose javës dhe përshkruani si e keni kaluar, ngjarjet apo meraqet tuaja. Mundohuni vizualizoni të ardhmen tuaj të shkllqyer pas 15 vjetësh. Ecni me plane dhe punoni për t’i përmbushur ato .
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit