0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Si të bëni supën më të mirë me bamje

Më të lexuarat

Ka pafund mënyra se si t’i gatuani bamjet, por si supë do të provoni një shije të mrekullueshme të tyre. Një pjatë perfekte për një vakt zemre dhe mbi të gjitha plot vlera ushqyese.

Përbërësit:
4 qepë të njoma
1 thelpi hudhër
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë
1 copë selino
2 gota lëng pule
400 gram domate të grira
10 bamje (të prera në copa të vogla)
1 gotë misër
Piper
Kripë

Përgatitja:
Nxehni vajin e ullirit dhe gjalpin në një enë në temperaturë mesatare. Shtoni qepën, hudhrën dhe selinon e grirë. Skuqini derisa të zbuten.
Shtoni lëngun e pulës, domatet e grira, bamjet, misrin, pak kripë dhe piper për shije.
Mbulojini dhe lërini të ziejnë në temperaturë të ulët për 20-30 minuta./shije

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit