0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Si të bëjmë një biznesplan në dhjetë pika?

Më të lexuarat

Ka shume njerëz qe kane ne mendjen e tyre projekte te ndryshme te cilat do te dëshironin t’i materializonin ne jete. Ne disa raste ato mbeten thjesht ëndrra ne sirtar, por për te tjerë janë objektiva për tu arritur.

Dhe përpara se gjithash, ajo qe duhet te ketë çdonjëri është te pasurit e një biznesplani. Biznesplani është një dokument ne forme programi ku shënohen qëllimet dhe objektivat e ndërmarrjes. Ne radhe te pare ato lidhen me anën financiare dhe me mundësinë reale te financimit te idesë, se paku ne fazën e pare. Sa me i detajuar dhe bindes te jete ky material, aq me te mëdha do te jene mundësitë qe organizmat financiare te marrin përsipër financimin e tij.
Atëherë për te përpiluar një plan biznes falas, pa qene nevoja për te shkuar tek financieri, do te ishin te mjaftueshme dhjete këshillat e mëposhtme.
1.    Te dhëna te përgjithshme. Se pari, ne kopertinë te materialit do te duhet te shënohen te dhëna qe lidhen me sipërmarrësin. Te tilla si: Ditëlindja, vendqëndrimi, numri i telefonit, vendndodhja e aktivitetit.
2.    Përshkrimi i projektit. Këtu përfshihet ideja e biznesit, duke specifikuar anët pozitive te tij qe do te lehtësonin marrjen parasysh te kërkesës për financim. Mjetet materiale dhe financiare ne funksion te kësaj ideje qe do te përbënin një siguri për suksesin e ndërmarrjes. Për këtë do te ishin një gjë e mire edhe ilustrim i me grafike dhe video shpjeguese.
3.    Analiza e tregut. Ky është një moment i rëndësishëm pasi lidhet me mundësinë e financimit nga organizmat financiare, por edhe për te kuptuar se çfarë saktësisht do te jete te ofroje sipërmarrja ne krahasim me konkurrentet. Ne se do te duhet te investojmë ne një biznes qe prodhon stilolapsa, do te duhet te analizojmë pikërisht tregun e interesuar ne këtë drejtim.
4.    Strategjia e marketingut. Planbiznesi duhet te jete ne gjendje t’i japë përgjigje pyetjes: Kujt dhe për çfarë do t’i shërbente iniciativa sipërmarrëse. Analiza e tregut dhe strategjia e marketingut janë themelore ne një iniciative te tille, dhe duhet te synohet gjithnjë fusha ku rivalet e tjerë te jene sa me te pakte, ose me mire, te mungojnë fare.
5.    Struktura organizative. Këtu duhet te përshkruhen kapacitetet njerëzore te nevojshme për fazën fillestare.
6.    Parashikimi ekonomiko financiar. Ky përbën pjesën me te rëndësishme te plan biznesit dhe lidhet me vlerën e investimit qe do te duhet te beje kompania për te vene ne udhe iniciativën ne mënyrë te shëndetshme.
7.    Fondet e mbulimit te investimit. Ne këtë pike duhet te përshkruhen ne mënyrë te specifikuar nevojat për investim dhe burimet e tij, përfshi kapitalet private dhe financimet e jashtme te nevojshme.
8.    Promocioni dhe reklamimi i kompanisë. Si do te zhvillojmë prezantimin e kompanisë, cilat kanale mendoni se do te shfrytëzoni. Po kështu edhe për mënyrën e shitjes se produktit. Edhe këtu do te ishin te këshillueshme ilustrimet me grafike dhe video.
9.    Motivacioni. Janë te rëndësishme për tu përshkruar edhe këto, pasi një motivim i mire është ne gjendje te çojë ne arritjen e rezultateve.
10.    Referenca te gatshme. Ne internet gjenden edhe planbiznes tip, te cilat mund te konsultohen dhe përdoren.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit