Ndiheni të lodhur kur punoni? Përtoni të bëni punët e shtëpisë? Ju sugjerojmë të bëni pak pushim dhe t’i hidhni një sy shkrimit të mëposhtëm për të rigjeneruar dhe shtuar energjitë.
Hani mëngjesin!
Nuk keni kohë të hani mëngjesin? Një fetë buke e lyer me pak krem djathi light apo një gotë qumësht do t’ju ndihmojë të merrni energji brenda disa minutave.
Ju mund të fitoni energjitë e humbura brenda 10 minutave sado të lodhur të jeni, mund të bëheni në formë dhe ta kaloni kështu pjesën e mbetur të ditës.
Produktet ushqimore ndikojnë shumë mbi energjinë. Një nga zgjidhjet më të mira për të shtuar energjitë është konsumimi i produkteve të cilat përmbajnë pak proteina, yndyra, karbohidrate. Peshku, pula, mishi i kuq, djathi, kosi, qumështi, veza janë disa nga produktet e pasura me proteina. Edhe produktet të cilat përmbajnë bor mund t’ju ndihmojnë të mblidhni energjitë. Molla, lëngu i rrushit, avokado dhe brokoli janë disa nga burimet më të mira të borit.
Edhe vitamina E, hekuri, potasiumi, zinku dhe magnezi janë të rëndësishëm. Arra, lajthia, bajamja mundësojnë mbledhjen e qelizave yndyrore. Limoni, portokalli, kivi dhe luleshtrydhja forcojnë aftësinë e perceptimit.
Çfarë mund të bëni tjetër?
Shfrytëzoni rrezet e diellit: në fillim dilni jashtë dhe merrni frymë thellë, qëndroni 10 minuta nën rrezet e diellit. Në këtë mënyrë trupi juaj do të fillojë të bëjë sintezën e vitaminës D. Në të njëjtën kohë dielli do t’ju mundësojë një gjumë të rehatshëm dhe t’ju bëjë të ndiheni të gëzuar duke ngritur kështu nivelin e serotoninës.
Pini çaj jeshil: ruan shëndetin me ndihmën e antioksiduesve që përmban. Minimizon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Ju këshillojmë të pini 3-4 filxhanë në ditë.
Hani çokollatë: është një produkt i cili nxit sinjalet në varësi të kafeinës që përmban. Në të njëjtën kohë forcon kujtesën dhe ul rrezikun kardiovaskular. 20 gr çokollatë bitter me 70 % kakao shton energjinë tuaj.
Përdorni shkallët:ngjitja dhe zbritja e shkallëve për 10 minuta shton shpejtësinë e pompimit të gjakut të zemrës. Shumica prej nesh preferojmë të përdorim ashensorin në vend të shkallëve por më e dobishme do ishte ngjitja e shkallëve.
Bëni pak pushim për të pirë ujë:uji pastron trupin. Gjatë ditës duhen konsumuar 8-12 gota ujë. Nëse nuk merret në masën e kërkuar vihet re rënie e performacës, rritje e temperaturës së trupit, mungesë përqendrimi, gjendje e përgjumur, lodhje. Duke pirë ujë mineral të përzierë me lëngjet e frutave mund të shtonin energjitë tuaja.
Çlodhni trupin:nëse jeni mërzitur nga qëndrimi gjithë ditën ulur para kompjuterit atëherë ka ardhur koha të çlodhni pak muskujt. Ngrihuni nga karrigia dhe bëni pak ecje për 10 minuta.
Ëmbëlsirat dhe karbohidratet mund të shtojnë energjinë tuaj por për një kohë të shkurtër. Prandaj do ishte më logjike konsumimi i një vakti të pasur me proteina sepse kështu do të qëndronit energjikë për një kohë të gjatë. Nëse jeni në shtëpi mund të përgatisni një përzierje me qumësht, fruta të freskëta, një lugë gjelle fare keten dhe pak akull. Do të ndiheni shumë mirë.
(start)/kohaislame