2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Si të ballafaqohemi me motin e ndryshueshëm

Më të lexuarat

Para vetëm disa ditësh kemi pasur motin kur na nevojitej palltoja e shiut, ndërsa tani na vjen ngrohtë me pallton e trashë dimërore. Si të mbijetohet ndryshimi i papritur i motit?

Ndryshimet e papritura të motit janë gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa mjekët paralajmërojnë që pikërisht ato janë stresi serioz për organizmin i cili përpiqet të përshtatet.

Dhimbja e kokës, pagjumësia, ankthi dhe ndjenja e lodhjes janë problemet më të shpeshta që krijohen për shkak të ndryshimeve të papritura të motit, ndërsa shquhen trembëdhjetë grupe të të sëmurëve që janë mjaft të ndjeshëm në ndryshimet e motit. Në mes më të ndjeshmëve janë: të sëmurët nga reuma, astma, zemra dhe ata që kanë të thatë në zorrë, por edhe pacientët që vuajnë nga problemet e ndryshme psikike, si psikoza.

Disa hulumtime tregojnë që probleme gjatë ndryshimeve të motit kanë madje 80 për qind e popullatës botërore. Sipas pohimeve të ekspertëve, personi me astmë ndien dhe reagon në periudhën prej tre deri 48 orë para se të ndodhë ndonjë ndryshim i papritur i temperaturës dhe prandaj është mirë të dihet prognoza e motit, në bazë të së cilës mjeku jep këshilla se si ta përballojnë me sa më pak dhimbje periudhën vijuese personat e rrezikuar. Këshillat kryesisht kanë të bëjnë në atë që të qëndrohet në shtëpi, të mos shkohet në udhëtim, të mos shqetësohen me punë fizike ose psikike, si edhe të marrja e rregullt e ilaçeve të përshkruara.

Personat që janë të prirë ndaj problemeve psikike gjatë atyre ditëve mund të marrin ilaçe për qetësim dhe çaje të ngrohtë bimorë që kanë veçori qetësuese.

Nëse duhet të injoroni ndonjë këshillë të mjekut, për shembull, duhet të shkoni në punë, përdorni mjetet e transportit me të cilat do të arrini më shpejt në punë. Ndoshta në punë duhet të niseni edhe më herë për të mos shpejtuar ose vrapuar për autobus sepse kështu rrezikoni ftohje të lehtë duke thithur në gojë ajrin e ftohët.

Nëse e ngrohni hapësirën ku qëndroni, gjithsesi ajroseni disa herë gjatë ditës për të larguar viruset e mundshme të cilëve u pëlqejnë këto ndryshime të papritura të temperaturës. Po ashtu kurrsesi mos kapërceni shujtat dhe pini mjaft lëngje. Ushqimi është shumë i rëndësishëm gjatë “ditëve të vështira”, ndërsa mjekët këshillojnë që të rritet konsumi i pemëve dhe i perimeve. Shmangi alkoolin dhe lëngjet me sheqer.

Vishuni me “disa shtresa” që të zhvisheni më lehtë nëse gjendeni në ndonjë hapësirë të ngrohur për së tepërmi ose në transportin publik. Gjërat e pambukut duhen të jenë për trupi, ndërsa mbi to trikoja. Mos u çuditni nëse e keni ftohtë, edhe pse në vete keni veshur shumë rroba, sepse trupi sapo është duke u mësuar me dimër. Mund t’i ndihmoni ashtu që të merreni me ndonjë sport, rekreacion dhe shëtitje.

Gjithsesi merrni çadrën ose pallton e shiut dhe mos u ankoni, edhe dimri ka përparësitë e veta, si loja ose sportet në borë ose shoqërimi me miqtë me verë të zier në festat që i kemi përpara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit