1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Si të aplikoni për Partneritet në Youtube?

Më të lexuarat

Partneriteti në Youtube e dimë që sjellë përfitime duke u nisur nga parat që ke të drejtën t`i vendosësh në video reklamat,
pastaj mundëson edhe vendosjen e bannerit dhe ju rregullon kanalin shumë bukur.

E për të aplikuar duhet t`i kemi edhe disa kushe sic janë:

1. Të keni mbi 15 video.
2. Të keni mbi 1000 Abonues (Subscribes)
3. Të keni mbi 100.000 klikime total (Views)
4. Në video të mos keni “COPYRIGHTS”, do të thotë të mos i
përmbani të drejtat e ndokuj tjeter.
5. Të keni të drejtat për ato video që i keni futur.
6. Mos të keni ndonjë vrejtje (Stike) d.m.th mos të keni ndonjë
video që u është fshirë nga këto kompani UMG, WMG, UEFA, TF1,
EASYCOM, ONAIR MUSIC, etj. për arsye që nuk i keni të drejtat e
asaj video.

Nëse i plotësoni këto kushte, atëherë do të thotë që keni
mundësinë të aplikoni për Partneritet në Youtube.
Por po nisem nga Kosova, pasi që unë jetoj këtu, këtu IP Address
nuk lejon të aplikojm për Partneritet pavarsisht kushteve që i
plotësojmë, e sa për Shqipëri nuk e di…

Tani do të ju tregoj një trik për të aplikuar nga Kosova, funksionon 100% nëse i keni ato kushte që i kemi përmendur më lartë…

1. Së pari shkojmë tek ndonje uebfaqe e cila na ndihmon të fshehim IP, pra webfaqe proxy online. Dhe nga aty kyqemi ne youtube.

2. Pastaj pasi ta kemi hapur kanalin (channel), tek hapsira sipër ku është linku “http://www.youtube.com/” shenojmë këtë url “http://www.youtube.com/partners” dhe klikojm “Go!”

3. E shohim që na është hapur faqja në Youtube me emrin “Partner with Youtube”, tash klikojmë tek “Apply Now” dhe mbushim të dhënat tona…

4. Pas 4/5 ditëve në qoftë se keni aplikuar duke i pasur ato kushe që i kemi cekur lartë, atëherë do të ju pranojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit