Agjerimi i gjashte diteve nga muaji Sheval
Transmetohet nga Ebu Ejjub radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin dhe e pason me gjashtë ditë agjërim nga muaji Sheval konsiderohet sikur ka agjëruar gjithë vitin”. Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Et-Tirmidhi
1. Cila është mirësia e agjërimit të gjashtë ditëve nga muaji Sheval?
Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Agjërimi i gjashtë ditëve nga muaji Sheval pas mbarimit të muajit të Ramazanit konsiderohet si agjërimi i gjithë vitit”. Mexhmu fetaua ue rasail (20)
2. A është agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval i përgjitshëm për burrat dhe për gratë?
Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Është i përgjithshëm për burrat dhe për gratë. Mexhmu fetaua ue rasail (20)
3. A arrihet shpërblimi i agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheval nga personi që ka ditë të mbetuara nga muaji i Ramazanit?
Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Shpërblimi i agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheval nuk arrihet vetem nese njeriu te ketë plotësuar agjërimin e muajit të Ramazanit. Mexhmu fetaua ue rasail (20)
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Legjitime është që në fillim personi të filloje me kompesimin (e agjërimit të mbetur). Detyrë për të është që të nxitojë në kryerjen e kompesimit edhe nëse agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit ikin (nuk i arrin dot t’i agjërojë), sepse obgligimi është parësor mbi nafile (veprën vullnetare). Mexhmu fetaua ue mekalat (15)
4. Si agjërohen gjashtë ditët e Shevalit?
Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Besimtari nëse dëshiron i agjëron në fillim të muajit, nëse dëshiron i agjëron në mesin e muajit ose në fund të muajit. E nëse dëshiron i agjëron të ndarë (disa ditë në fillim, në mes e në fund). Mexhmu fetaua ue mekalat (15)
Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Më e mira është që agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit të fillojnë menjëherë pas përfundimit të festës së fitër Bajramit dhe të agjërohen rresht. Mexhmu fetaua ue rasail (20)
5. Disa thonë se agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval është bidat?
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Kjo fjalë është e kotë (batil). Mexhmu fetaua ue mekalat (15).
Unejs Sheme