-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si të adhurojë gruaja me menstruacione në Natën e Kadrit?

Më të lexuarat

Pyetja:

Si adhuron në natën e Kadrit gruaja e cila ka arsyetim sheriatik (dmth menstruacione)?”

***

Përgijgjja:

Ajo adhuron duke bërë dua, duke e përmendur Allahun (dhikr) e duke recituar Kuran, pra, s’ka ndonjë problem që ajo të veprojë kësisoj. Pra nuk prish punë që gruaja me menstruacione të recitojë Kuranin. Pra, kjo është zgjidhja nga një këndvështrim.

Sa i përket këndvështrimit tjetër, është e përshtatshme për muslimanin në këso rrethana, qoftë femër, qoftë mashkull, të ndjekë shembullin e Pejgamberit ﷺ, i cili tha:

“Shfrytëzoni pesë para pesëve: rininë tuaj para se të plakeni, shëndetin tuaj para se të sëmureni …” (Sahih et-Terhib, nr.3355].

Për çfarë arsye e tha ai këtë? Sepse në Sahih el-Bukhari është transmetuar se: “Kur një rob (besimtar) sëmuret apo udhëton, atij do t’i shkruhet (shpërblimi) njëjtë si të ishte në shtëpinë e tij dhe i shëndoshë”. (Buhari 2996)

Kështu, një grua në këso gjendje duhet ta shfrytëzojë kohën e saj kur të jetë e pastër dhe të ketë mundësi të falë namaz në dhjetë netët e fundit, ose së paku ne netët tek apo në ditën a natën e njëzeteshtatë. Vërtet, kur Allahu i madhëruar e di çka robëresha e tij kishte zakon të bënte kur falej dhe pastaj ajo papritmas bie në një gjendje nga e cila arsyetohet, Ai ia shënon asaj atë që shënohej për të ndërsa ishte në gjendje pastërtie. Kjo është tepër e rëndësishme. Domethënë, muslimani duhet të angazhohet ashtu siç u përmend, pra, që ai gjithmonë ta kalojë kohën në bindje ndaj Allahut aq sa ka mundësi, në mënyrë që, kur ibadeti i tij të shtohet dhe pastaj t’i ikën (për shkak të sëmundjes ose udhëtimit), atij i shkruhet (shpërblimi), edhe nëse ai s’është në gjendje ta kryejë atë”.

shaikhalbaani.wordpress.com
tamammennah.blogspot.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit