2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si ta zbuloni kush jua vjedh ‘Wi-Fi’-në?

Më të lexuarat

Pa marrë parasysh se a dëshironi që ta përmirësoni rrjetin tuaj pa tel ose të zbuloni se sa është i ngarkuar rrjeti i lokalit, ekziston një vegël falas për ‘Windows’, e cila mundet t’ju ndihmojë. Pas instalimit, veglën ‘Who Is On My Wi-Fi’ e skanon rrethinën sipas numrit të caktuar të IP-ve ose tërë rrjetin në afërsi. Me të do t’i pranoni edhe adresat IP dhe MAC, emrat e kompjuterëve, statusin e lidhjes etj. Kontrolloni cilat pajisje janë tuajat, e cilat të “hajnave” potencialë. Për ta bërë tërë këtë edhe më interesante, nuk është e nevojshme që të keni të drejta të administratorit për ta përdorur. Natyrisht, të gjitha këto nuk janë të nevojshme për rrjetin tuaj shtëpiak. Nëse dyshoni që dikush është duke e shfrytëzuar ‘Wi-Fi’-në ose e ka zbuluar shifrën që e përdorni, mund të regjistroheni në ‘router’ dhe ta kontrolloni. (Kosova Sot)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit