-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Si ta trajtoni të gërhiturën gjatë natës?

Më të lexuarat

Të gërhiturit është një problem i zakonshëm për të dyja gjinitë. Nuk është shqetësim vetëm për atë që gërhet, por edhe për atë që i qëndron afër.
Normalisht frymëmarrja realizohet nëpërmjet hundës, ndërsa kur gërhisni, frymëmarrja bëhet me anë të gojës. Fenomeni i gërhitjes ose siç quhet ndryshe ronkopatia, ka intensitet të ndryshëm dhe është e zhurmshme, e cila vjen si rrjedhojë e vibracionit të indeve të buta. Gjendja e qetësisë së muskujve të gojës, të gjuhës dhe të fytit, e vështirësojnë edhe më shumë depërtimin e ajrit.
Shkaqet më të zakonshme që shkaktojnë gërhitjen janë:
1. Pengesat në hundë si devijim i murit ndarës të hundës apo ngushtimit të valvulave të hundës.
2. Pengesa në pjesën e gojës, në faring apo tek bajamet, veçanërisht tek duhanpirësit.
3. Konsumi i alkoolit, duhanit apo pirja e qetësuesve.
4. Faktorë fizike-anatomike si obeziteti, gjuha shumë e trashë apo një mjekër e vogël e spostuar mbrapa.
5. Bllokim i hundës për shkak të patologjive inflamatore si gripi apo rrufa.
Disa këshilla praktike për të mos gërhitur gjatë natës:
1. Bëni kujdes me pozicionin kur flini. Nuk këshillohet të flini pa jastëk, me bark poshtë apo në pozicion që mjekra pjek gjoksin.
2. Ajrosni dhomën për të marrë frymë më lehtë. Pluhuri dhe bakteret janë armiq të gjumit, prandaj ajrosni dhomën dhe dyshekun të paktën 20 minuta në ditë.
3. Kontrolloni mënyrën e të ushqyerit duke mbajtur një dietë të ekuilibruar, duke evituar ushqimet me shumë kalori dhe me yndyrë. Kjo nuk përmirëson vetëm gërhitjen, por edhe shëndetin e përgjithshëm.
4. Duhet të keni një peshë normale, sepse dhjami në gushë dhe në bark është një nga shkaqet e gërhitjes.
5. Hiqni dorë nga alkooli dhe duhani.
6. Evitoni qetësuesit, madje edhe çajin e kamomilit, pasi muskujt e gojës mund të qetësohen aq shume sa të favorizojnë gërhitjen.
7. Nëse jeni me grip, para se të flini, mund të vendosni një ankeplast nazal, i posaçëm për zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Gjithsesi, nëse keni provuar gjithçka dhe prapë problemi përsëritet, ka një zgjidhje të sigurt, bisturia. Kirurgjia plastike vjen në ndihmë duke minimizuar turbinatet e hundës, por pa i shkatërruar ato. Është një operacion që zgjat vetëm 15 minuta dhe nuk ka dhembje.
Kjo teknikë përdoret nëse keni fryrje të turbinateve, ndërsa në raste të tjera mund të mjaftojë një operacion plastike ose zgjerimi i valvulave të hundës.
Një frymëmarrje e mirë është thelbësore për një gjumë të mirë, por edhe kur hani…
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit