1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si ta respektoj nënën time pas vdekjes së saj?

Më të lexuarat

Pyetje:

Si ta respektoj nënën time pas vdekjes së saj?

***

Përgjigje:

Transmetohet se njëri e pyeti Pejgamberin ﷺ duke i thënë:
O i Dërguari i Allahut, a ka mbet diçka që llogaritet respekt ndaj prindërve të mi pas vdekjes së tyre?
Pejgamberi ﷺ ia ktheu duke i thënë:
“Duaja për prindërit e tu (lutu për ta), kërkimi i faljes për ta, kryerja e ndonjë amaneti që i ka mbet atyre apo e kanë porositur ata (qoftë larje borxhi ose ndonjë çështje tjetër), respekto shoqërinë e tyre dhe mbaj lidhjet faresfisnore që ju lidhin me prindërit e tu (qoftë nga nëna ose baba).”

(Ebu Davudi: 5142, nga hadithi i Ebi Usejid radijAllahu anhu, ndërsa shejh Albani e vlerëson hadithin si daif (të dobët) në librin e tij: “Daif ebi Davud: 1101).

Të gjitha këto që u cekën në hadithë janë prej respektit ndaj prindërve pas vdekjes së tyre, që t’i mund t’ua bësh atye.
Andaj, të këshilloj që të bësh dua për nënën tënde, kërkoi Allahut ta falë nënën tënde (t’i falë mëkatet), zbatoja amanetet (porositë e legjitimuara nga sheriati islam) që t’i ka lënë nëna, respektoja shoqet e saja, mbaj raportet me motrat (tezet) dhe vëllezërit e saj (dajallarët) dhe të gjithë të afërmit nga familja e nënës.
Allahu të forcoftë e t’i lehtësoftë çështjet tua, dhe na pranoftë veprat, lutjet ty ,neve dhe çdo muslimani.
Allahu është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua ue Mekalát Muteneuiah: 9/295).
Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Përktheu: Suad Shabani.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit