1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si ta përshpejtoni punën e Windows-it në kompjuter?

Më të lexuarat

Padyshim, në shpejtësinë e sistemit operativ tek një kompjuter ndikon hardueri i kompjuterit duke përfshirë procesorin, pllakën amë, RAM memorien, etj, ku poashtu duhet pasur parasysh edhe kapacitet e tyre, llojet e tyre, brendet, etj.

Por çka në rast se kompjuteri juaj është i një rangut mesatar dhe ju nuk keni mundësi ose nuk dëshironi të investoni në te, dhe dëshironi të përshpejtoni punën e Windows-it në kompjuter?

Ne kemi një zgjidhje për ju!

Nëpërmjet softueri CCleaner, i cili mund të shkarkohet dhe instalohet falas, ju mund të përshpejtoni punën e Windows-it.

Softueri CCleaner është i dedikuar për optimizmin e sistemit operativ, pastron gjurmët e aktiviteteve online duke përfshirë edhe historinë e qasjes në internet dhe mundëson lirimin e hapësirës së vlefshme ​​në hard disk. Softueri poashtu përfshin një regjistër të pastër që ndihmon për të hequr të gjitha regjistrat e dëmtuar dhe të papërdorura në kompjuter.

Në vijim do të ju njoftojmë në detaje se si bëhet instalimi dhe përdorimi i softuerit

Hapi 1

Së pari ju duhet të shkarkoni softuerin duke klikuar mbi linkun shkarko CCleaner versioni 4.02.4115.

Hapi 2

Pasi që është bërë shkarkimi, klikoni mbi aplikacionin e shkarkuar dhe filloni instalimin e tij duke konfirmuar dhe pranuar të gjitha instruksionet gjatë instalimit.

Hapi 2

Hapi 3

Pas instalimit do t’ju shfaqet një dritare e softuerit të instaluar si më poshtë dhe mund të filloni me përdorimin e tij.

Ajo çfarë ju duhet të bëni është klikimi mbi opsionin “Cleaner” dhe më pastaj opsionin “Analyze”. Duhet të mbyllni të gjitha dritaret e hapura në kompjuterin tuaj, për t’i mundësuar aplikacionit që të analizon gjendjen e sistemit operativ të kompjuterit tuaj. Pas përfundimit të analizës, ju do të informoheni për ato pjesë të sistemit të cilat janë të panevojshme, të cilat e ngadalësojnë sistemin tuaj.

Hapi 3

Klikoni mbi “Run Cleaner” dhe të gjitha të lartë përmendura do të pastrohen nga kompjuteri juaj. Përsëriteni edhe një herë këtë proces, pra klikoni mbi “Analyze” dhe do të ju shfaqet dritare e re e cila tregon se proceset e mëparshme janë kryer me sukses, dhe se nuk ka asgjë për të fshirë.

Hapi 3.1

Hapi 4

Pasi që është bërë pastrimi i kompjuterit, hapi i mëtutjeshëm ka të bëj me pastrimin e regjistrave. Për të arritur këtë, klikoni mbi opsionin “Registry” dhe klikoni mbi butonin “Scan for Issues” dhe më pastaj “Fix selected issues”.

Hapi 4

Hapi 5

Ky softuer ju ofron të gjitha në një vend. Pra, nëpërmjet opsionit “Tools” ju do të keni mundësi t’i shihni  të gjitha softuerët e instaluar në PC-në tuaj, cilat janë programe startuese, të informoheni për System Restore, si dhe të pastroni hard diskun tuaj.

Hapi 5

Hapi 6

Ajo që duhet patjetër të ceket se ky softuer ofron mundësin e ndërrimit të gjuhës në aplikacion duke e përfshirë edhe Gjuhen Shqipe. Pra, këtë softuer mund të përdoreni edhe në shqip pa asnjë problem.

Hapi 6

Shpresojmë se ky material ju ka ndihmuar në përshpejtimin e sistemit tuaj operativ. |ameble| 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit