1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Si ta ndihmoni fëmijën që belbëzon?

Më të lexuarat

Vizita te terapisti ёshtё e patjetёrsueshme për të ndihmuar fëmijën të tejkalojë belbёzimin. Por, ka disa gjëra që duhet t’i bёni edhe ju. Ndiqni këshillat në vazhdim.

1. Ndihmojini fёmijёt tё largojnё ankthin kur flasin

  • Mundohuni ta inkurajoni tё flasë mё shumё
  • Kur ai flet, dёgjojeni me kujdes dhe jepini rёndёsi asaj ç’ka ai thotë; gjatё bashkёbisedimit shikojeni nё sy dhe vёzhojini me kujdes gjestet e tij.
  • Megjithёse nga gjestet mund ta kuptoni se çfarё do tё thotë, hiquni sikur nuk e keni kuptuar, derisa fёmija tё shprehë mendimin e tij. Mungesa e besimit nё vetvete e detyron qё mesazhin ta përcjellë nёpёrmjet gjesteve dhe të largohet nga fjalët.
  • Gjatё kohёs qё fёmija flet, dёgjojeni me kujdes dhe mos ia prisni fjalёn. Pёrshtatjuni edhe ju shpejtёsisё sё tё folurit tё tij kur flisni dhe formoni njё atmosferё tё rehatshme e tё këndshme gjatё dialogut.
  • Hiqni dorё nga pyetjet e shpeshta drejtuar fёmijёs. Pёrgjigjet e pyetjeve tuaja le tё jenё: “PO” ose “JO”.
  • Fëmija duhet tё dёgjohet me kujdes pikërisht atёherё kur flet me dёshirёn e tij dhe lejojeni tё flasë sa tё dёshirojë.
  • Kini gjithashtu kujdes intonacionin e zёrit qё pёrdorni kur flisni me fёmijёn. Mos tё jetё as shumё i lartё e as i ulёt, pasi edhe mund të mos t’ju kuptojё.

2. Pakёsoni stresin te fёmija

Megjithëse mund tё kaloni njё ditё tё ngarkuar me punё dhe nuk keni durim tё flisni me fёmijёn dhe ta dёgjoni atё, duhet tё duroni, të bisedoni me të dhe ta dёgjoni. Fёmija nuk duhet tё qëndrojë vetёm nё dhomёn e tij, përkundrazi, lejojeni t’ju shpegojë ndodhitё e asaj dite dhe tё dëgjojë diskutime tё ndryshme tё pjesёtarёve tё familjes.

Mundohuni tё mos ia bёni të pranishëm fёmijёs ndjenjёn e frikёs, të turpit dhe tё neglizhencës. Pёrkundrazi, krijojini atij njё mjedis qetësues dhe inkurajues në familje në mënyrë që t’i japë atij mundësinë pёr t’u shprehur.

3. Kaloni kohё me fёmijёn

  • Mundohuni tё kaloni kohё tё konsiderueshme me fёmijёn tuaj gjatё ditёs. Bёjeni fёmijёn tё flasë dhe ta ndjejë qё nuk ёshtё e rёndёsishme mёnyra se si flet, por ato çfarё ai thotё. Lexojini pёrralla, anekdota ose histori tё ndryshme, me zё tё plotё, tё rrjedhshёm dhe me intonacionin pёrkatёs pёr çdo fjali, qofshin ato dёftore, pytёse apo habitore.
  • Kini kujdes nё zgjedhjen e tekstit qё do t’i lexoni fёmijёs. Sigurohuni që tё jetё i kuptueshёm për fёmijën, të jetë nё nivelin e inteligjencёs sё tij dhe tё mos ketё gabime gramatikore.
  • Pasi tё keni mbaruar leximin, lejojeni fёmijёn ta tregojё me fjalёt e veta dhe asnjёherё mos i bёni pyetje specifike nё lidhje me tekstin.
  • Mundohuni tё dialogoni me fёmijёn rreth temave qё atij i duken interesante dhe kurrë mos e kritikoni kur ai flet. Nёse ka ndonjё situatë qё duhet t’i tregoni gabimin që ka bërë, kritikojeni me shumё kujdes, por mos u nxehni dhe mos e ngrini asnjёherё zёrin.
  • Lejojini fёmijёs tё justifikohet pёr gabimin e bёrё dhe mos ia prisni fjalёn gjatё justifikimit, edhe nёse ai nuk ka tё drejtё. Nёse ka vёshtirёsi gjatё shpjegimit, mos u nervozoni, por ndihmojeni qё tё shprehet. Pikёrisht kёto janё situatat nё tё cilat ju mund ta ndihmoni mё shumё.

Kini kujdes: Asnjёherё mos ia merrni fjalёn nga goja, priteni deri sa ta thotë vetё atё çfarё ka për tё thënë.

4. Jini model nё tё folur pёr fёmijёn tuaj

  • Flisni ngadalё, qetё dhe rrjedhshёm, jo vetёm gjatё tё folurit nё bisedat familjare, por edhe kur jeni duke i lexuar pёrralla fёmijёs. Mundohuni t’i ndani fjalёt nga njëra-tjetra dhe tё flisni me ngadalё, por asnjёherё të mos flisni ose të lexoni me rrokje. Gjithmonё shqiptojeni fjalinë tё plotё, por me ngadalё.
  • Flisni lirshёm, pa u bërë i bezdisshëm dhe me zё tё butё. Kjo ёshtё edhe mёnyra e tё folurit qё duhet tё mёsojё fëmija.

5. Normalizoni situatёn kur fёmija belbёzon

  • Ështё mё mirё tё mos reagoni kur fёmija belbёzon, dёgjojeni me durim dhe bёni sikur nuk e dёgjuat belbёzimin e tij.
  • Mund tё ndёrhyni ndonjёherё, por me shumё kujdes, me qёllim që të mos ta ndrydhni nё shqiptimin e disa fjalёve tё vёshtira, fjalё qё mbase nuk i pёrkasin fjalorit tё pёrditshёm tё fёmijёs.
  • Kini kujdes nё tё tilla raste me intonacionin e zёrit, me buzёqeshjen tuaj, si edhe nё fjalitё qё pёrdorni. Pёr shembull: mos pёrdorni shprehje tё tilla si: “ E di qё ёshtё e vёshtirё pёr ty”, “Tё mundoi shumё shqiptimi i kёsaj fjale”, “Fol mё ngadalё, qё tё mos belbëzosh!” “ Mos i mbyll sytё kur flet!”.
  • Flisni me fёmijёn nё lidhje me tema tё ndryshme, por asnjёherë mos hapni si temё diskutimi “belbёzimin”. Nёse fёmija dёshiron ta ndajë me ju, mundohuni t’i shpjegoni se nuk ёshtё shumё e rёndёsishme. Tё gjithё njerёzit kanё probleme tё ndryshme qё i eliminojnё me kohёn…/ Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit