-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si ta ndihmojmë një të aksidentuar me veturë

Më të lexuarat

Është gjithmonë më mirë që ta dini më parë se si ta bëni këtë. Sepse kur ju mendoni se po e ndihmoni një te aksidentuar, ne te vërtetë mund dhe ti shkaktoni dëme nëse nuk ndiqni këto hapa.

1. Mos e lëvizni viktimën.
Nëse viktima ndodhet brenda ne makine dhe nuk po reagon mos e lëviz.
 
2. Mos u hutoni ne momentin qe do te raportoni aksidentin. 
Gjeja e pare qe duhet te bëni është te lajmëroni urgjencën. Nëse ju nuk mundeni (për arsye te ndryshme)  atëherë sigurohuni qe dikush pranë jush ta beje. 
 
3. Mos e zgjoni te aksidentuarin në qoftë se është pa ndjenja.
 
4. Kontrolloni pulsin e te aksidentuarit, për tu siguruar nëse merr frymë.
 
5. Nuk është momenti për te mësuar frymëmarrjen goje me goje (nëse nuk jeni i certifikuar për ta bere).
Duke siguruar gjerat e lartpërmendura mund ti vini shume ne ndihme viktimës.
 
6. Ndaloni çdo gjakderdhje ekzistuese.
Lidhni një copë leckë apo shami mbi plagë. 
 
7. Lironi çdo veshje pranë qafës se viktimës, në mënyrë që qarkullimi te jete i lirshëm.
Mundohuni të mos e prekni viktimën në qafë dhe gjoks në qoftë se ka probleme të frymëmarrjes dhe ktheheni viktimën në njërën anë.
 
8. Tregoni çdo informacion qe kuptuat mbi viktimën tek personeli i emergjencës, pasi ata arrijnë.
Ata janë të trajnuar për këto momente. Shpjegojani atyre situatën.
 
9. Flisni me viktimën, nëse ata janë të ndërgjegjshëm ndaj fjalëve të tua.
Jepini viktimës disa mendime inkurajuese në mënyrë që të mos humbasin besimin, dhe të presin për personelin e emergjencës për t’iu përgjigjur në vendin e ngjarjes.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit