-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Si ta konfigurojmë printerin në rrjetë?

Më të lexuarat

Instalimi i printerit në rrjet di të jetë proces i komplikuar edhe për njohësit e teknologjisë. Në shikim të parë duket punë e thjeshtë mirëpo di të komplikohet në atë mënyrë sa që zgjatë edhe me orë të tëra. Poashtu ka pak burime se ku mund të informoheni për këtë proces që spjegohet në terme të thjeshta. Qysh Me Konfiguru Printerin në Rrjetë?Çka është një Printer në rrjetë? Për të qenë të qartë printeri në rrjetë mundëson që më shumë se një kompjuter të ketë qasje në të, në mënyrë që të kursehet hapsira që zënë vend shumë printer dhe poashtu edhe kosto prapa çdo printeri. Janë dy mënyra se qysh me konfiguru printerin në rrjetë.

Mënyra e parë: Lidheni direkt me një kompjuter

Mënyra e parë dhe më e zakonshme është që të krijoni një printer server. Printer server është një kompjuter i lidhur direkt me printer. Kompjuterët tjerë në rrjet mund t’i dërgojne dokumentet për shtyp në printer përmes kompjuterit të lidhur direkt me të. Është e zakonshme për arsye se kjo mënyrë funksionon për shumë lloje të printerëve.

Lidheni printerin në rrymë
Poashtu lidheni edhe me kompjuter me USB kabllon që ju ka ardhur me printer
Ndizeni printerin dhe kompjuterin
Në Windows XP klikoni START dhe pastaj klikoni Printers and Faxes
Kliko Add a Printer
Ndiqni hapat që shfaqen duke zgjedhur opsionin Local Printer
Zgjedhni No kur t’ju kërkohet të ndani printerin apo share printer. Ndarja do të bëhet duke përsëritur këta hapa në çdo kompjuter që kanë nevojë të kenë qasje në të.

Mënyra e dytë: Lidheni printerin në rrjet

Kjo bëhet duke lidhur printerin tuaj në rrjetë, qoftë direkt në switch, apo router, që në shtëpi dhe biznese të vogla ruterët janë kombinim i switch, wireless access point. Poashtu, si kusht, është që printer juaj të ketë port ku mund të lidhet UTP kablloja e internetit.

Lidheni printerin në rrymë
Lidheni printerin me UTP kabëll, që njihet si kabllo i internetit, me router
Ndizeni printerin
Në Windows XP klikoni START dhe pastaj klikoni në Printers and Faxes
Kliko Add a Printer
Zgjedhni Local Printer dhe largoni shenjimin në automatically detect my plug and play printer
Kliko Next
Zgjedhni Create a New Port dhe zgjedhni TCP/IP Port
Shkruajeni IP Adresën e Printerit dhe klikoni Next
Kliko Finish

Tani do të ju kërkohet që të zgjedhni driverin e paisjes. Driver, thënë më së thjeshti, është software që tregon se si duhet komunikuar kompjuteri juaj me printer
Zgjedhni No kur ku kërkohet të ndani këtë printer, pra share. Do të ndahet duke përsëritur këta hapa në çdo kompjuter që kanë nevojë të kenë qasje në të./qysh/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit