Pyetje:Disa njerëz e kërkojnë Natën e Kadrin në mënyrë që bëhen aktivë duke falur namazet e tyre dhe forma të tjera të adhurimit ndërsa nuk veprojnë kësisoj në netët tjera të Ramazanit, a është kjo në përputhje me atë që është e saktë ?
Përgjigje:Jo, s’është në përputhje me atë që është e saktë, se vërtet Nata e Kadrit ndryshon.
Kështu ajo mund të jetë në natën e njëzet e shtatë, dhe mund të jetë në natë tjetër siç është treguar në shumë hadithe.
Është vërtetuar se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Në atë vit, Nata e Kadrit ka qenë shpallur në natën e njëzet e një.
Andaj, s’është me vend që personi të veçojë qëndrimin e tij (në namaz) në një natë të caktuar apo të veçojë një natë për të cilën ai mendon se është Nata e Kadrit.
Por, të përpiqesh në dhjetë netët e fundit është nga udhëzimi i Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), meqë kur mbërrinin dhjetë netët e fundit, ai shtrëngonte rripin e tij dhe zgjonte familjen e tij dhe i kalonte ato duke qenë i zgjuar.
Pra, ajo që është me vend për besimtarin e matur, është që ai të përpiqet në të gjitha nga dhjetë netët e fundit, në mënyrë që mos t’i kalojë shpërblimi atij.
Marrur Nga:
Fik`hul Ibadat, faqe 207.