-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si ta drejtosh një kritikë

Më të lexuarat

Pothuajse nuk ka dialog në të cilin mungojnë kritikat, mirëpo për të pasur ndikim kritika, për të qenë e pranuar dhe për të arritur te përmirësimi i sjelljes, patjetër duhet të merren parasysh rregullat në vijim:

1. Sigurohu për vërtetësinë e informatave të cilat të shtyjnë ta kritikosh ndokënd, pra mos e bazo kritikën tënde në burime të pasigurta, siç janë fjalët “kanë thënë”, “thuhet” apo “thonë”!

2. Pëlqehet që para se ta kritikosh ndokënd të fillosh nga pikat në të cilat pajtoheni.

3. Mos i kritiko të tjerët duke qenë i nervozuar, por së pari qetësohu, ngase kjo kohë e ndjeshme kërkon nga ti që të jesh objektiv.

4. Mos kritiko shumë gjëra përnjëherë, në mënyrë që të mos mendojë bashkëbiseduesi se dëshiron ta poshtërosh!

5. Ji i qartë gjatë kritikës dhe përmendi argumentet e qarta!

6. Kritikoje sjelljen dhe jo personin, pra përqendrohu në ngjarjen apo gabimin që ka ndodhur dhe jo në persona!

7. Le të jetë synimi yt gjatë kritikës përmirësimi dhe jo sulmi apo ngadhënjimi ndaj të tjerëve!

8. Shfaq mirëkuptimin dhe butësinë tënde ndaj atij që ia drejton kritikën, sepse kjo gjë të ndihmon ta fitosh besimin e tij!

9. Mos e akuzo bashkëbiseduesin se gabimi i tij ka ardhur si rezultat i qëllimit të tij të keq!

10. Mos e ngarko bashkëbiseduesin me më shumë kritika sesa që mund t’i bartë, në mënyrë që të mos e godasë dëshpërimi!

11. Po qe se bashkëbiseduesi nuk i ka në rregull gjërat thelbësore, atëherë mos u lodh duke kritikuar sjelljet dytësore, por fillo nga thelbësorja!

12. Përqendrohu në ato sjellje që mund t’i ndryshojë bashkëbiseduesi dhe përpiqu t’ia tregosh mënyrën e përmirësimit të atyre sjelljeve!

Marrë nga libri: “Ed-delijl el-‘ilmij lil-hiuar el-benna” të autorit Ahmed El-Mezjed

Përktheu: Jusuf Kastrati

/shembulli/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit