3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si ta dini nëse do te ketë sukses ideja e juaj per hapjen e biznesit

Më të lexuarat

Ka një statistikë për të cilën çdo ndërmarrës ka dëgjuar të paktën njëherë, nëntë nga 10 ide biznesi dështojnë.

Ndërmarrësia është lojë fati. Dhe me të gjitha monedhat të grumbulluara, është e vështirë të dini nëse një ide ka gjasa. Unë kam bërë hapin katër herë, dhe çdo herë është më e vështirë se tjetra. Këto përvoja më kanë mësuar një gjë të vlefshme: Nuk ka të bëjë vetëm me gjetjen e një ideje të mirë; ka të bëjë me gjetjen e një ideje e cila ia vlen të ndiqet.

Por, gjetja e asaj ideje, dhe ndërtimi i një kompanie me atë ide në mendje, është gjithmonë një vështirësi. Duhet të jetë kështu.

Për mua, unë gjeta idenë time në vitin 2008 kur isha drejtori i Epilson Interactive Services, një kompani e shërbimeve të marketingut. Unë pashë rritjen e mediave sociale dhe e kuptova se ishte sikur revolucioni i emaileve, dhe se do të ndryshonte gjithçka për bizneset. E dija se çfarëdo që konsumatorët dëshironin të përkrahnin, edhe biznesi im duhej të bënte të njëjtën gjë. Kështu që, shkova në shtëpi dhe i thashë gruas time se duhej të nisnim një tjetër kompani. Ky ishte fillimi i platformës së menaxhimit të mediave sociale, Sprinklr.

Dy vitet e para në Sprinklr ishin intensive. Puna nuk kishte fund. Nganjëherë, gruaja ime dhe unë punonim deri në 7 në mëngjes, pastaj duhej të dërgonim fëmijët tanë në shkollë 45 minuta më vonë. Ne patëm shumë vështirësi, jo sepse duhej por sepse ne ndiheshim se duhej të vendosnim gjithçka në Sprinklr. Sepse ia vlenin sakrificat. Sepse ia vlenin sakrificat. E gjeta atë ide të shkëlqyer, dhe i dhashë zemrën time asaj./Flamur Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit