1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si t`i ruajmë pemët?

Më të lexuarat

Tashmë jemi në kohën kur në vjeljeje e pemëve pothuajse kanë përfunduar. Për të zgjatur qëndrueshmërinë e tyre, sa më shumë, që të mund t’i konsumojmë për një kohë më të gjatë, ato duhet ruajtur në mënyrë adekuate.
Ekspertët e kësaj fushe theksojnë se, sikur është krijuar një lloj tradite që, sidomos pemët, të ruhen në frigoriferë, duke menduar se për një kohë të gjatë ato do të qëndrojnë të freskëta dhe mund t`i hamë gjatë stinës së dimrit.

Por, ruajtja e pemëve në frigorifer është e gabuar, thotë eksperti Mensur Bytyçit. “Ne duhet të dallojmë frigoriferin nga depot apo dhoma e zbraztë dhe duhet të dimë se çfarë duhet ruajtur në frigorifer e çfarë në depo. Për shembull, po flas për mollët, që rriten në klimë të butë. Molla nuk mund të qëndrojë frigorifer aq sa qëndron në një arka druri. Por duhet ditur edhe mënyrën se si të ruhen në arkë. Pra, arka duhet të jetë e mbështjellë me folie dhe për qëndruar një kohë më të gjatë mbështillen me letra që thithin lagështinë. Pemëtari mund të mendojë se ajo lagështi e kalb mollën, por e vërteta është se lagështia do të ndihmojë për ta mbajtur të freskëta mollët që janë në arkë”, thekson njohësi i kulturës së pemëtarisë Bytyçi.

E, për dallim nga mollët, ai thotë se fryti i dardhës kërkon një trajtim krejt tjetër, pasi më shumë varet nga varietetet e kësaj peme.
“Nëse dardhat i mbajmë në një vend të freskët, po e zëmë në frigorifer, duhet të dimë se çfarë varietete mund t`i mbajmë aty. Pemëtarët duhet të dinë se vetëm dardhat e forta mund t`i ruajmë në frigorifer dhe ato mund të qëndrojnë për disa muaj pa u prishur. E, nëse i vjelim dardhat ende pa u pjekur, në mënyrë që ato të qëndrojnë më gjatë, atëherë është nj formë shumë e lehtë. Ato duhet të vendosen në një vend më të ngrohtë, pranë bananeve dhe brenda pak ditësh piqen edhe vetvetiu”, tregon për portalin “Ferma Ime”, Mensur Bytyçi.

Bytyçi tërheq vërejtjen tek përmetarët që mos të përdorin pesticide duke menduar se mund t`i mbrojnë nga kalbja. Ai thekson se është më mirë të hash një mollë gjysmë të kalbur sesa një tjetër e cila formën e saj e ka ruajtur për shkak të kemikateve e që në fakt mund të jetë mjaftë e dëmshme për shëndetin e njeriut. /FermaIme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit