1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si t’i ndalojmë aplikacionet virale që shpërndajnë linqe në Facebook?

Më të lexuarat

Kohëve të fundit në Facebook janë përhapur në mënyrë virale disa linqe shumë bezdisëse që po bëjnë gjiron e tyre nëpër News Feed-in e secilit prej nesh. Edhe pse në shumicën e rasteve linqet kanë tituj absurd të tipit “Një nxënës vret veten dhe më pas shokët e tij (VIDEO)” , ato vazhdojnë të klikohen dhe të përhapen.Nëse e keni lejuar aplikacionin t’i qaset profilit tuaj, atëherë linqet do të vazhdojnë të postohen në Timeline-in tuaj deri sa nuk e largoni aplikacionin nga profili juaj.

Për ta larguar aplikacionin klikoni te Settings->Privacy Settings:qysh-1
Në anën e majtë zgjedhni opcionin Apps, aty do t’i shihni të gjitha aplikacionet që i keni lejuar të ju qasen të dhënave të profilit tuaj. Gjeni aplikacionin që i shfaq linqet dhe klikoni Edit.
*Aplikacionin 9GAG është marr vetëm si shembull për ilustrimqysh-2

Dritarja e radhës tregon kur e keni përdorur aplikacionin për herë të fundit, kush mund t’i sheh postimet e bëra, në cilat informata ka qasje aplikacioni, kur mund t’i qaset këtyre informatave, etj.qysh-3

Për ta fshirë aplikacionin, klikoni Remove app dhe vendosni tikun te Dellete all…

qysh-4

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit