2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Si s’ka turp Musa Xhaferi që të paraqitet nëpër media?!”

Më të lexuarat

“Si s’ka turp Musa Xhaferi që të paraqitet nëpër media?!”, – kjo pyetja kanë vërshuar rrjetet sociale, që duket e pakshim nga BDI-ja e Ali Ahmetit. Disa paraqitje publike të disa funksionarëve të lartë të BDI-së, siç është rasti i Musa Xhaferit që ka dalë së fundmi nëpër media, nga oponionistët vendas është komentuar si skandaloze, sidomos kur bëhet fjalë për funksionarë që pas vetes bartin “përgjime” të famshme të publikuara në “bombat” opozitare.

 

Analisti i mirënjohur shqiptar, Ramadan Ramadani ka thënë se fushata e BDI-së për “larjen” e disa funksionarëve të tyre është skandaloze.
“Xhi o marrja për rezilin; pastron veten BDI-ja rezil! Paraqitja e tanishme e disa ish-funksionarëve politik të BDI-së në publik që duket si kampanjë për “larjen” e tyre është skandaloze për shumë arsye. E para sepse asgjë nga ato skandale të përfolura ende nuk kanë epilog gjyqësor ose tjetër fare. Së dyti organizimi politik në këtë rast BDI nuk ka marrë masa politike për ngrirjen e aktivitetit të tyre ose përjashtimin nga partia ashtu që këto me qëndrimin e tyre në të dhe paraqitjen në cilësitë partiake vazhdojnë të dëmtojnë partinë politike, në këtë rast; atë që ka mbetur organizim politik nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Pasojat më të mëdha nga kjo papërgjegjësi politike i bartin ish-ministrat tjerë të deritanishëm nga BDI të cilët ishin pre e ndryshimeve kadrovike mu në saje të këtyre skandaleve, pa patur ata vet asgjë faj në këto raste të fundit”, ka deklaruar Ramadani.

Ramadan-Ramadani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit