-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si Musliman më ka ardhur “në majë të hundës” me hipokrizinë e fondamentalistëve të Lirisë së Shprehjes

Më të lexuarat

Mehdi Hasan

Të dashur ekspertë liberalë,

As unë e as ju nuk e kemi pelqyer Xhorxh W. Bushin. Kujtoni deklaratën e tij foshnjore pas 11 Shtatorit: “Ose jeni me ne, ose me terroristët? Edhe tani, pas një tjetër sulmi të tmerrshëm terrorist, me sa duket ju keni huazuar slloganin e Dubya-së: “Ose jeni me lirinë e shprehjes… ose jeni kundër saj.” Ose vous êtes Charlie Hebdo… ose jeni një fanatik që e urren lirinë.

Po ju shkruaj që t’ju bëj një kërkesë të thjeshtë: Ju lutëm ndaloni! Ju mendoni se po sfidoni terroristët, kur në të vërtetë jeni bërë lodër në duart e tyre të gjakosura, duke krijuar përçarje dhe duke demonizuar. Ne dhe ata. Perëndimi i shkolluar dhe liberal kundër muslimanëve të prapambetur dhe barbarë. Vazhdoni të na thoni se sulmi më 7 janar në Paris ishte një sulm ndaj lirisë së shprehjes.  Ish-presidenti francez konservator Nicolas Sarkozy pajtohet, duke e quajtur “një luftë të hapur ndaj civilizimit”. Njësoj edhe liberali i majtë Jon Snow, i cili pa u menduar shkruajti në twitter për një “përplasje qytetërimesh”, duke iu referuar “besimit të Europës në lirinë e shprehjes”.

 

Periudha pas fatkeqësisë së Parisit ka qënë e hiperbolizuar dhe e mbushur me hipokrizi. Po, sulmi ishte një akt i një të keqeje të papërcaktuar; një vrasje e pafalshme dhe e pamëshirshme ndaj të pafajshmëve. Por a ishte me të vërtetë një “përpjekje për të vrarë” lirinë e shprehjes (Mark Austin ITV), për të “përdhosur” idenë” tonë të “mendimit të lirë” (Stephen Fry)? Ishte një krim – jo një akt luftë – i kryer nga disa të rinjë të pakënaqur; të radikalizuar jo nga vizatimet e Profetit në Europë në vitin 2006 apo 2011, siç u vu në dukje, por nga pamjet e torturave të Shteteve të Bashkuara në Irak në vitin 2004.

Ju lutëm, mbajeni veten! Asnjëri nga ne nuk beson në lirinë e pakufishme të lirisë së shprehjes. Të gjithë jemi dakord se ka gjithmonë disa kufinj të cilët nuk mund të kalohen, me qëllim ruajtjen e ligjit dhe të rendit; ose për shkak të shijeve dhe mirësjelljes. Dallimi ynë është vetëm se ku duhet të vihen këto kufinj.

A keni publikuar, bie fjala, karrikatura ku tallni holokaustin? Jo? Po karrikatura rreth 11 Shtatorit me viktima që bien nga kullat binjake? Nuk besoj (dhe me vjen mirë që nuk ka)! Merrni në konsideratë “eksperimentin me mendjen” të propozuar nga filozofi i Oksfordit Brian Klug. Imagjinoni, shkruan ai, sikur dikush t’i bashkohej “marshit të unitetit” më 11 janar në Paris “me një shirit në kokë ku shkruan ‘Je suis Chérif’” – emri i njërit nga përsonat e armatosur te Charlie Hebdo. Supozoni, shton Klug, sikur ai të mbante një parullë me një karrikaturë që tallte gazetarët e vrarë. “Si do të reagonte turma?… A do ta shikonin ata këtë përson të vetmuar si një hero në mbrojtje të lirisë dhe fjalës së lirë? Apo do të ofendoheshin pamasë?” A bini dakord me përfundimin e Klug-ut se ai përson “do të ishte me fat nëse do të dilte i gjallë nga aty”?

Të jemi të qartë: Jam dakord se, pavarësisht të gjithave, nuk ka asnjë justifikim për vrasjen e gazetarëve dhe të karrikaturistëve. Por nuk pajtohem me pikëpamjen tuaj se e drejta për të ofenduar nuk ka asnjë përgjejgësi përkatëse; gjithashtu nuk besoj se e drejta për të ofenduar, përkthehet automatikisht si detyrë për të ofenduar.

 

Kur ju thoni “Je suis Charlie“, a është kjo një mbështetje për vizatimin si majmun nga Charlie Hebdo të ministres franceze të drejtësisë Christiane Taubira, e cila ështe me ngjyrë? Apo karrikaturat me arabë të shëndoshë dhe hundmëdhenj që do ta bënin Eduard Saidin të rrotullohej në varr?

Satirizimi i racizmit duke riprodhuar imazhe raciste të turpshme është një taktikë satirike shumë e dyshimtë. Gjithashtu, siç argumentonte në vitin 2013 ish-gazetari i Charlie Hebdo-sOliver Cyran, “një neurozë islamofobike e përfshiu” revistën pas 11 Shtatorit, e cila më pas nxiti sulme ndaj “anëtarëve të një feje minoritare pa asnjë ndikim në korridoret e pushtetit”.

 

Kjo është arsyeja pse unë nuk mund “të jem”, e as nuk dua “të jem” Charlie – e shumta duhet të duam të jemi Ahmedi, polici musliman i cili u vra duke mbrojtur të drejtën e revistës për të ekzistuar. Siç ka vënë në dukje shkrimtari Teju Cole: “Është e pamundur të mbrosh të drejtën e shprehjes së turpit… pa promovuar dhe sponsorizuar përmbajtjen e asaj shprehjeje.”

 

Pse keni qënë kaq të heshtur ndaj standardeve ashiqare të dyfishta? A e dini se Charlie Hebdoshkarkoi karrikaturistin francez veterean Maurice Sinet në vitin 2008 vetëm pse kishte bërë një verëjtje gjoja anti-semite? A nuk jeni në dijeni se  Jyllands-Posten, Gazeta daneze që publikoi karrikaturat e Profetit në vitin 2005, thuhet se refuzoi karriakturat tallëse ndaj Krishtit sepse ato do të “provokonin protesta.” dhe me krenari deklaruan se “në asnjë rrethanë… nuk do të kishin publikuar karrikatura me Holokaustin”?

 

Muslimanët – ma merr mendja – pritet që të kenë lëkurë më të trashë se vëllezërit e tyre të krishterë apo hebrenjë. Por edhe konteksti ka rëndësi. Ju na kërkoni që të qeshim me një karrikaturë të Profetit, ndërkohë që injoroni shpifjet ndaj Islamit në të gjithë kontinentin (a e keni vizituar Gjermaninë kohët e fundit?) dhe diskriminimin e hapur kundër muslimaneve në arsim, punësim dhe në jetën publike – veçanërisht në Francë. Ju u kërkoni muslimanëve që të denoncojnë disa ekstremistë si një rrezik ekzistencial ndaj lirisë së shprehjes, ndërkohë që bëni një sy qorr ndaj kërcënimit më të madh që vjen nga liderët tanë të zgjedhur.

 

A nuk ju shqetëson kur shikoni Barak Obamën – i cili i kërkoi Jemenit që ta mbanin pas hekurave gazetarin Abdulelah Haider Shaye, pasi ai u dënua me “akuzën për lidhje me terrorizmin” nga një gjykatë e improvizuar që kërcënon të ndalojë shprehjen e lirë? A nuk ndjeni neveri kur shikoni Benjamin Netanjahun, kryeministrin e një vendi përgjegjës për vrasjen e shtatë gazetarëve në Gaza në vitin 2014, duke marrë pjesë në “Marshin e unitetit” në Paris? Bibi iu bashkangjit Angela Merkelit, kancelarës së një vendi ku mohimi i holokaustit ndëshkohet me mbi pesë vjet burg, dhe David Cameron-it, i cili kërkon që të ndalojë daljen në televizor të “ekstremistëve” jo të dhunshëm që janë zotuar për “rrëzimin e demokracisë”.

Pastaj jeni ju lexues! Ju lutëm, a mund t’u thoni atyre një fjalë? Sipas një sondazhi të YouGovtë vitit 2011, 82% e votuesve mbeshtesnin përndjekjen e protestuesve të cilët i vunë flakën lulëkuqeve.

Me sa duket, nuk ofendohen vetëm muslimanët.

I juaji sinqerisht,

Mehdi

Mehdi Hasan është drejtori politik i Huffington Post në Britaninë e Madhe dhe një kontribues i rregull për New Statesman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit