2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Si mund t’i përmirësojnë profesionistët e IT-së aftësitë e tyre komunikuese

Më të lexuarat

Po kërkoni të përmirësoni aftësitë komunikuese të punonjësve të IT-së në biznesin tuaj? Profesionistët e IT-së mund t’i përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese përmes një sërë metodash në ditët e sotme, përfshi pjesëmarrjen në mbledhjet brenda dhe jashtë departamentit, vizitimi i njësive të ndryshme në biznesin e tyre apo të qëndrojnë afër atyre që janë të zotët për të prezantuar dhe për të ngritur dolli në evente të rëndësishme.

Më poshtë ju paraqesim tre mënyra se si mund t’i përmirësojnë profesionistët e IT-së aftësitë komunikuese:

1. Të përfshihen në mbledhjet jashtë departamentit apo në bashkëbisedimet me klientët, ku duhet që problemet teknike t’i shpjegojnë në një mënyrë që të kuptohen nga njerëzit e thjeshtë. Sa më shumë të ndërveprojnë me persona të tjerë jashtë fushës së tyre, aq më tepër mundësi ka që të përmirësojnë aftësitë komunikuese dhe po ashtu të kuptojnë pritjet e të tjerëve nga organizata.
2. Mos harroni se njerëzit “me kostume” dhe teknikët mund të përzihen me njëri-tjetrin aq sa uji me vajin. Gjithsesi, kulturat e ndryshme nuk duhet të konsiderohen pretekste për të evituar bashkëpunimin. Cilido të jeni nga këta persona, duhet të mos ndiheni në siklet për të komunikuar me palën tjetër. Një metodë e vlefshme që duhet të konsiderohet nga kompania është që punonjësit të mos ndihen të izoluar fizikisht me njëri-tjetrin.
3. Mos i stereotipizoni profesionistët e IT-së si njerëz që janë të pashoqërueshëm dhe që nuk do të kenë kurrë aftësi komunikuese. Nëse ata ndjejnë vështirësi komunikimi, atëherë këshillohet të ndjekin seminare ku kanë mundësi të njihen me profesionistë të tjerë të fushës së tyre dhe të komunikojnë me ta. Një mënyrë tjetër është regjistrimi në klasat e mbajtjes së fjalimeve, ku mësohet se si të flasësh në publik dhe si të përmirësosh aftësitë prezantuese. (CIO Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit