Përmbajtja

Kejli: Kejl quhet ena me të cilën matej masa dhe volumi i mallit nëse ai ishte i përshtatshëm për tu matur me masë, siç është gruri, elbi, hurmat e të ngjajshme. Kejli ndryshon nga pesha për faktin pesha shërben për të matur rëndesën e sendeve dhe jo volumin e tyre.
Që një mall të bëjë pjesë në mallrat e kamatës, ai duhet të jetë ose ushqim, ose vlerë (si ari, argjendi, lekë, dollar etj.). Asnjë mall tjetër që nuk i ka këto tipare nuk bën pjesë në mallrat e kamatës dhe mund të këmbehet pa asnjë problem.
a) Grupi i ushqimeve
Lloji: 1.Gruri  2.Elbi  3.Hurmat  4.Kripa
Shaku i kamatës: Matja e masës së tyre me Kejl, ushqime të përditshme dhe magazinimi i tyre.
b) Grupi i vlerave
Lloji: 1.Ari  2.Argjendi ose 1.Leku  2.Dollari  3.Euro
Shkaku i kamatës: Vlera monetare
Rasti i parë: Këmbimi midis një lloji dhe të një grupi të vetëm, që do të thotë se janë të njëjtë në lloj dhe në shkak. Për shembull: Ari me arin, ose leku me lekun, dollari me dollari ose gruri me grurin. Në këtë rast ndalohet vonesa në këmbim dhe shtesa në peshë njëkohësisht, që do të thotë se ndalohen dy lloje kamatash njëherësh, ajo e vonesë dhe ajo e shtesës. Pra, nuk lejohet këmbimi i 20 lekë me 25 lekë ose 2 dollarëve me 3 dollarë. Gjithashtu këmbimi duhet bërë dorë më dorë në vend pa u ndarë nga njëri-tjetri. Gjithashtu lejohet këmbimi i 1 portokalli me 2 portokalle ose 2 vezëve me 4 vezë, për arsye se ato shiten me numër dhe jo me kejl, ose për shembull: 4 kg mollë me 10 kg mollë jo dorë më dorë sepse molla nuk magazinohet në origjë por konsumohet në vend.
Rasti i dytë: Këmbimi midis dy llojeve të ndryshme të të njëjtit grup. Për shembull: Ari me argjendin, ose leku me dollarin, ose ari me lekun, ose gruri me elbin. Në këtë rast lejohet shtesa por nuk lejohet vonesa, që do të thotë se mund të këmbehen me diferencë në Kejl apo vlerë.
Për shembull: Lejohet këmbimi i 3000 lekëve me 20 dollarë, ose 2 kelj elb me 4 kejl grurë, por me kusht që ky këmbim të kryhet dorë më dorë.
Rasti i tretë: Këmbimi midis dy grupeve të ndryshme dhe llojeve të ndryshëm. Për shembull: ari me grurë, ose dollari me elb, ose leku me kripë, ose argjendi me kripë. Në këtë rast lejohet vonesa gjithashtu edhe shtesa në peshë apo Kejl, për shembull 30 lekë me 5 kg kripë jo në vend por pas një viti, ose pas një muaji dhe jo dorë më dorë.
Rasti i katërt: Këmbimi i mallrave që nuk kanë karakterisrikat e tipeve të lartpërmendur. Këto mallra nuk janë mallra kamate dhe mund të këmbehen pa asnjë problem siç janë rrobat ose librat të cilat as nuk janë ushqim dhe as vlerë monetare./hixhret/

Artikulli paraprakCilat janë objektivat e konceptit të trefishtë?
Artikulli tjetërÇmimet botërore të ushqimeve thyen rekorde në Janar