1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si mund ta luftoni sinozitin?

Më të lexuarat

Sinoziti ka vetëm një mënyrë për t’u luftuar edhe pse ju mund të blini medikamente sa të doni. Fjala është për metodën popullore, mjaft të thjeshtë: Ujë me kripë. Efikasiteti i ujit me kripë është demonstruar edhe nga një studim amerikan i ndërmarrë nga Universiteti i Visconsit (SHBA).
Sipas studimit që u publikua, uji me kripë paraqet një efekt pothuajse të menjëhershëm për të liruar kanalet e zëna të hundës dhe nga shtypja e shkaktuar prej sinozitit.Mjafton vetëm një gotë ujë e përzier me kripë dhe do të shihni sesi kjo terapi do të funksionojë menjëherë. Kjo mund të duket si një “ilaç i gjyshes”, por tani rreth tij ka edhe një vërtetim shkencor.
Do të mjaftonin vetëm dy gota ujë me kripë në ditë. Është një mënyrë, e cila paraqitet funksionale, si për të rriturit,ashtu edhe për fëmijët, madje edhe për ata shumë të vegjël. Duke ndihmuar kështu për të pastruar të gjithë zonën e hundës, e cila çdo ditë është e ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të mikrobeve, smogut apo pluhurit.
Sekreti i kësaj “recete” qëndron pikërisht në faktin se pastrimi me ujë dhe kripë, mbron dhe ushqen mukozat që rreshtohen në zgavrën e hundës, ndërsa arrin deri te muret e sinuseve.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit