Nga janari deri në prill të vitit 2015, në Gjermani janë regjiistruar 11,256 shqiptarë të Shqipërisë.
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka bërë zyrtare se gjatë muajit prill ka marrë 4,794 aplikime për azil nga nënshtetasit shqiptarë, shifër kjo 59 për qind më e lartë se sa numri i aplikimeve në muajin mars, kur 3020 shqiptarë ëndërruan për leje qëndrimi në këtë vend.
Shqiptarët u renditën për muajin prill në vend të parë si populli me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Gjermani ndërkohë që në mars mbanin vendin e tretë.