Ai ishte gangsteri më i kërkuar në Amerikë. Vetëm Osama bin Ladeni e kishte rrëzuar përkohësisht si personin “më të kërkuar”. James “Whitey” Bulger ishte një nga kriminelët më gjakftohte dhe më i pamëshirshmit midis kriminelëve të viteve ‘70 dhe ‘80. Ai u dënua në vitin 2013 me dy dënime të përjetshme, për 11 nga 19 vrasjet që autoritetet e kishin paditur. Por dora e një vrasësi të panjohur e goditi atë natën e së dielës pak pasi u transferua nga një burg në Oklahoma në një burg të ri të West Virginia.
Bulger, me prejardhje irlandeze, kishte qenë kreu i Bandës së Winter Hill të Bostonit, një rival i madh i mafies italo-amerikane. Dhe vetëm për këtë rivalitet, ai kishte arritur të bënte një marrëveshje me FBI-në. Byroja bëri një sy qorr ndaj aktiviteteve të tij, por në kthim “Whitey” e kaloi të gjithë informacionin mbi “familjen” që dominonte Bostonin, Patriarkët.
Vetëm kur media solli në dritë marrëdhëniet e përgjakshme midis FBI-së dhe krimit të organizuar irlandez, Bulger duhej të ikte. Por edhe atëherë, atë e ka ndihmuar: ish-agjenti i cili “kontakti” e tij me zyrën, John Connolly, paralajmëroi me kohë se ndaj tij ishte përgatitur një urdhër arresti. Ishte viti 1995 kur Bulger u zhduk pa lënë gjurmë. Ai u kap, në Kaliforni, vetëm në vitin 2011, me vajzën e mikut të tij Catherine Greig, e cila e kishte pritur dhe mbrojtur atë për vite me radhë.
Autoritetet nuk japin informacione për vdekjen e tij, përveç se thonë se ai u vra. Sigurisht dyshohet se ai është vrarë për larje hesapesh. Për këtë personazh të botës së krimit janë realizuar filma të ndryshëm. Por ndoshta roli më i njohur që e frymëzoi atë, ishte karakteri i Frank Costello, i luajtur nga Jack Nicholson, në filmin “The Departed” nga Martin Scorsese.