1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Si falet dhe dhe si agjëron udhëtari?

Më të lexuarat

Pyetje: Kur dhe si është namazi[1] dhe agjërimi i udhëtarit?

Përgjigje: Namazi i udhëtarit është nga dy rekate prej momentit kur del prej vendit të vet e deri sa të kthehet.

Ajsheja, radijallahu anha, ka thënë: “Fillimisht kur u obligua namazi, ishte nga dy rekate. Mbeti ashtu për namazin e udhëtarit, ndërsa u plotësua për namazin e vendaliut” në një trasmetim: “u shtua për namazin e vendaliut”[2].

Enes ibën Maliku, radijallahu anhu, ka thënë: “Dolëm me Resulullahun, sal-lallahu alejhi ue selem, prej Medines për në Mekë dhe u falte dy nga dy derisa u kthyem në Medinë”.[3]

Por nëse falet me imam, atëherë i falë katër rekate, pa marrë parasysh a e ka arritur namazin në fillim apo i ka ikur ndonjë rekat.

Për këtë bazohemi në hadithin e përgjithshm: “Kur ta dëgjoni ikametin, shkoni për në namaz të qetë dhe të përulur, mos shpejtoni, atë që arrini faleni e atë që ju kalon plotësojeni”.[4]

Përgjithësimi i fjalës: “atë që arrini faleni e atë që ju kalon plotësojeni” i përfshin edhe udhëtarët të cilët falen pas imamit i cili i falë katër rekate dhe të tjerët.

E pyetën Ibën Abbasin, radijallahu anhuma: “Pse udhëtari i falë dy rekate kur falet vetë dhe pse katër kur falet me imam” tha: “Ashtu është sunneti”.

Namazi me xhemat si detyrim nuk bie nga udhëtari, ngase Allahu, subhanehu ue teala,ka urdhëruar namazin me xhemat edhe në gjendje lufte, ka thënë: “Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe u falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një rekat), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty”. (en-Nisa 102).

Pra, nëse udhëtari është në vend të huaj e ka obligim të jetë i pranishëm në namazin me xhemat nëse dëgjohet ezani.

Përveç nëse xhamia është larg apo ka drojë se do t’i humbë bashkudhëtarët.

E gjithë kjo për shkak të argumenteve të përgjithshme që aludojnë në obligimin e namazit me xhemat për atë që e dëgjon ezanin apo ikametin.

Sa i përket namazeve vullnetare, udhëtari i falë të gjitha namazet vullnetare përveç suneteve të drekës, akshamit dhe jacisë.

Ai mund ta falë vitrin, namazin e natës, namazin e duhasë, sunetet e sabahut si dhe nafilet tjera, përveç atyre që i përmendëm.

Ndërsa bashkimi i namazeve është si vijon: Nëse është duke udhëtuar, më mirë është t’i bashkojë drekën me iqindinë dhe akshamin me jacinë.

Mund të bën bashkim të hershëm apo të vonshëm, cila t’i duket më e lehtë. Ajo që është më e lehtë është më e mirë.

Mirëpo, nëse nuk është duke udhëtuar, atëherë më mirë është të mos i bashkojë.

Por, nëse i bashkon nuk prishë gjë, ngase që të dyja janë transmetuar nga Resulullahu,sal-lallahu alejhi ue selem.

Sa i përket agjërimit të udhëtarit, më e mira është që të agjërojë.

Nëse nuk agjëron nuk prishë gjë dhe ato ditë që nuk i ka agjëruar duhet t’i kompensojë.

Nëse prishja e agjërimit është lehtësim për të, atëherë më mirë është të mos agjërojë.

Sepse Allahu ka dëshirë që të pranohen lehtësimet që i ka dhënë. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

përktheu: Omer Berisha


[1] E përmenda këtu edhe namazin, duke pasur kujdes që ta përmendi fetvanë tekstualisht.

[2] Buhariu në kapitullin e Shkurtimit të namazit (1090); Muslimi në kapitullin: Namazi i udhëtarëve dhe shkurtimi i tij (685)

[3] Buhariu në kapitullin e Shkurtimit të namazit (1081); Muslimi në kapitullin: Namazi i udhëtarëve dhe shkurtimi i tij (693)

[4] Buhariu (636) dhe Muslimi (151).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit