3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si Evropa e ktheu Islamofobinë në një mit të rrezikshëm

Më të lexuarat

Vitet e fundit në Francë, Austri dhe Gjermani është zhvilluar një luftë kulturore kundër studimeve mbi Islamofobinë. Qeveritë evropiane, partitë politike dhe ideologët,e kanë mohuar faktin që Islamofobia është një problem në vendet e tyre, por edhe në politikat e tyre ndaj komuniteteve myslimane.

Gjatë 2 dekadave të fundit, studimi i Islamofobisë është shfaqur gjithnjë e më shumë si një nën-fushë akademike, duke e dokumentuar dhe sfiduar racizmin, diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën kundër myslimanëve në të gjithë botën.null

Informacioni mbi shkaqet dhe ndikimet e Islamofobisë është shfaqur në libra, revista, konferenca, raporte mediatike dhe sondazhe të mëdha. E megjithatë, një numër qeverish evropiane po përpiqen ende që ta mohojnë ekzistencën e saj.

Në Francë, qeveria ka goditur lirinë e kërkimit akademik të universiteteve. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ministratkryesorë të kabinetit të tij qeveritar, kanë pohuar se “islamo-majtizmi” kërcënon që ta korruptojë shoqërinë franceze dhe veçanërisht universitetet.

Ministrja e Arsimit të Lartë Frederique Vidal ka akuzuar disa studiues për promovimin e  ideve “radikale”, duke pretenduar se studiuesit e racës dhe gjinisë e shohin “gjithçka përmes prizmit të vullnetit të tyre për të ndarë, për të shkatërruar, për të identifikuar armikun”.null

Qeveria franceze dhe mbështetësit e saj, nuk pranojnë të japin bursa dhe as debatet mbi fushën në zhvillim të studimeve mbi Islamofobinë, duke e cilësuar atë përgjegjëse për krijimin dhe promovimin e një ndarjeje të rrezikshme shoqërore.

Filozofi bashkëkohor francez Pascal Bruckner pretendon në librin e tij “Një racizëm imagjinar:Islamofobia dhe faji”, se islamofobia është një trillim, i përdorur nga islamikët si një armë për frikësimin masiv të qytetarëve. Ai arrin në përfundimin se anti-racistët janë bërë vetë racistë, dhe bën thirrje për mbrojtjen e “vlerave perëndimore”.

Dhe ky lloj diskursi islamofobik është përdorur nga qeveritë dhe politikanët e tjerë evropianë, për të zhdukur çdo lloj kritike ndaj politikave të tyre asimiluese kundër popullatave myslimane të klasës punëtore.

Lorenzo Vidino, një studiues që është akuzuar për promovimin e teorive të konspiracionit në lidhje me Vëllazërinë Myslimane, ka shërbyer si këshilltar i qeverive evropiane, dhe ka lidhje me një numër të think-tankeve anti-myslimane në SHBA dhe Evropë.

Nacionalisti norvegjez që vrau dhjetëra të rinj disa vite më parë Anders Breivik, u mbështet pjesërisht tek idetë e propaganduara nga Vidino rreth Vëllazërisë Myslimane që sipas tij po “infiltrohet” në Evropë.

Vidino ka argumentuar se organizatat e Vëllazërisë Myslimane janë “Kuajt e Trojës” sot, të angazhuar në një lloj përmbysjeje të fshehtë që synon dobësimin e shoqërisë evropiane nga brenda, duke hedhur me durim bazat për zëvendësimin e saj me një rend islamik”.

Gjithashtu ai ka pohuar se ky “rrjeti i ri i Vëllazërisë Myslimane” ka një “makineri të shquar propagandistike” për të diskredituar kundërshtarët përmes akuzave për Islamofobi.

Vidino, që e vlerëson Austrinë si një “model për goditjen e Evropës ndaj islamikëve”, publikoi në vitin 2017 një raport mbi qeverinë austriake, ku pretendonte pa asnjë provë, se Vëllazëria Myslimane po i ekzagjeron incidentet e Islamofobisë “për të nxitur një mentalitet rrethimi brenda komuniteteve myslimane lokale, duke argumentuar se qeveria dhe shoqëritë perëndimore janë armiqësore ndaj tyre dhe ndaj Islamit në përgjithësi”.

Ai argumentoi se narrativa e viktimizimit, si hapi i parë drejt radikalizimit, mund të çojë në akte dhunë. Raporti u ofroi një bazë zyrtarëve dhe organeve të qeverisë austriake për të diskredituar diskutimet mbi Islamofobinë. E djathta ekstreme Partia e Lirisë dhe qeveria e Partisë Popullore, nën udhëheqjen e Sebastian Kurc, kanë një rekord të gjatë të fjalimeve dhe legjislacionit Islamofobik.

Në Gjermani, partitë konservatore të krishtera në pushtet, CDU dhe CSU, botuan kohët e fundit një studim duke cituar teologun mysliman Muhanad Korshid, që thoshte se “terma si Islamofobia dhe racizmi anti-mysliman janë bërë termat luftarakë të Islamit politik”.

Një letër e hapur që i parapriu studimit, e vinte theksin tek rëndësia që ka “të mos-tremburit nga akuzat e pabazuara të Islamofobisë”.Nga ky pozicion kundër studimit dhe vetëdijes për Islamofobinë, politikanët në Austri, Gjermani dhe Francë kanë etiketuar “Islamin politik”, “Separatizmin Islamik” ose “Islamizmin” në përgjithësi si kërcënimin më të madh me të cilin përballet shoqëria evropiane.

Kjo gjë i ka dhënë mundësi udhëheqësve politikë të justifikojnë masat drastike kundër një grupimi njerëzish që dyshohet se janë të rrezikshëm. Për pasojë, ne kemi parë bastisje të policisë që synojnë organizatat myslimane të shoqërisë civile dhe xhamitë në emër të mbrojtjes së shtetit.

Por politika të tilla po i minojnë liritë e mbrojtura kushtetuese të fesë, ndërgjegjes, fjalës dhe mendimit. Një shembull i fundit i pasojave të rrezikshme nga kjo luftë kulture, ishte një  bastisje policore që pati në shënjestër 30 terroristë të dyshuar në Austri nëntorin e vitit të kaluar.

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, tha se ai operacion synonte “prerjen e rrënjëve të Islamit politik” në vend. Por kur të dyshuarit u morën në pyetje, iu bënë pyetje që kishin pak të bënin me dhunën, dhe më shumë me një perspektivë orientaliste mbi Islamin.

Ndër pyetjet ishin:Çfarë kuptoni me termin “Islamofobi”? Sipas mendimit tuaj, a është i justifikuar ky term? A janë të shtypur myslimanët në Austri? A është terrorizmi global islamik arsyeja e frikës që buron nga Islami, apo është shtypja, veçanërisht e grave ose njerëzve të besimeve të tjera, nga normat e Sheriatit?

A e zgjon gruan tënde për lutjet e mëngjesit? A i lejoni fëmijët tuaj të dëgjojnë muzikë? A keni miq jo-myslimanë? A do ta lejonit vajzën juaj të martohej me një të krishterë, hebre apo ateist? Pyetje të tilla zbulojnë shkallën në të cilën Islamofobia është bërë një term problematik për autoritetet shtetërore, ndërsa vazhdon goditja e autoriteteve shtetërore ndaj shoqërisë civile myslimane dhe studiuesve kritikë.

Shënim: John L.Esposito, është profesor i Fesë, Çështjeve Ndërkombëtare dhe i Studimeve Islame në Universitetin Xhorxhtaun, si dhe themelues dhe drejtues i Qendrës Prince Alwaleed Bin Talal për Mirëkuptimin Myslimano-Kristian. Farid Hafez është politolog me banim në Vjenë, bashkë-redaktor i Raportit Evropian mbi Islamofobinë. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit