-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si është gjendja e atyre që vdesin me borxhe ndaj njerëzve?

Më të lexuarat

Pyetja:

Si është gjendja e atyre që vdesin me borxhe ndaj njerëzve?

***

Përgjigjja:

Padyshim se njeri gjatë jetës së kësaj bote përballet me vështirësi të ndryshme. Dhe një nga vështirësitë që po përballemi ne si popull po edhe popujt e tjerë, e edhe muslimanët e tjerë kudo që gjenden nëpër botë është edhe vështirësia ekonomike apo kriza ekonomike me të cilën po ballafaqohemi.

Dhe jo çdo herë nga dëshira por njeriu hyn në borxhe dhe huazon mjete, huazon para nga familja, farefisi, fqinjët apo shokët. Mirëpo ata që huazojnë para nga të tjerët duhet të dimë një parim, një rregull që na e ka mësuar Pejgamberi ﷺ: “Ai i cili merr borxh me qëllim për ta kthyer atë, Allahu ia mundëson kthimin e atij borxhi. Dhe ai i cili zhytet në borxhe me qëllim që të mos i kthej ato, Allahu nuk ia mundëson kthimin e atyre borxheve.”

Që do të thotë se ata (grupi i dytë në hadith) do të vdesin pa i kthyer borxhet. Ndërsa gjendja e tyre në ahiret do të jetë e mjerueshme, e rëndë dhe e tmerrshme e gjithë atyre që vdesin duke u pasur borxh njerëzve qofshin borxhe materiale apo borxhe morale.

Borxhet materiale ndoshta është më lehtë me i kthy sepse familjarët munden me e kthy borxhin për anëtarin e tyre të familjes që ka vdekur me borxhe dhe në momentin që familjarët, apo shokët, apo miqët, apo dashamirët ia kryejnë borxhin ai lirohet dhe është i pastër para Zotit.

Por nëse dikush nuk e kthenë borxhin e tij në këtë botë atëherë ai do të jetë i ngarkuar me barrën e borxhit deri në Ditën e Gjykimit. Dhe Ditën e Gjykimit ai do ta kthejë atë borxh, e si do ta bëjë këtë? Do të ia jap shpërblimet/sevapet e tij borxhliut. Mirëpo nëse nuk ka shpërblime atëherë borxhliut të tij do të ia marr gjynahet. Kjo sa i përket borxheve materiale.

Sa i përket borxheve morale siç janë thashethëniet, përgojimi, shpifja, gënjeshtra, mashtrime e këto që i ka bërë ndaj njerëzve është shumë vështirë për t’i kthyer. Ngase familjarët e tij padyshim se nuk mund të dalin para njerëzve dhe të deklarojnë në emër të të vdekurit të tyre se babai ynë apo vëllau ynë ka bërë shpije për filanin apo e ka përgojuar filanin, e ka tradhëtuar këtë, e ka gënjyer atë, e mashtruar..nuk ka mundësi të bëhet kjo.

Andaj duhet pasur kujdes ngase është një rregull fetar që bën të vdesësh me borxhe ndaj Allahut por jo ndaj njerëzve, ngase Allahu t’i falë vetëm borxhet ndaj Tij e jo ato ndaj njerëzve.

Hoxhë Fadil Musliu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit